Lajme
Erdogan e quan Izraelin ‘gjakatar’
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka uruar zyrtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet për festën e Kurban Bajramit.
Ai u drejtua me një mesazh Izraelit, ku tha bota duhet të marrë masa kundër Tel Avivit
“Populli palestinez, i cili ka vuajtur pushtimin, persekutimin dhe masakrat sistematike për 76 vjet, po përjeton edhe një herë një festë të trishtuar, të etur për paqe. Bota duhet të marrë masa kundër Izraelit gjakatar dhe të ndalojë menjëherë masakrat që shohim çdo ditë. Si Turqi, ne kemi mobilizuar të gjitha mjetet tona për të vendosur një paqe të qëndrueshme. Ne kemi vendosur të ndërhyjmë në çështjen kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne kemi ndërprerë plotësisht tregtinë tonë të jashtme me këtë vend. Ne vazhdojmë ndihmën tonë humanitare pa ndërprerje. Ne jemi vendi që ka promovuar më shumë ndihma për Gazën. Ne po bëjmë përpjekje intensive për të aktivizuar botën islame në tërësi. Ne po punojmë për të rritur numrin e vendeve që njohin shtetin e Palestinës. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për fitoren e rezistencës së vëllezërve tanë palestinezë. Si anëtarë të një shteti të madh dhe të një kombi të madh, ne do të vazhdojmë me këmbëngulje t’u shtrijmë dorën të shtypurve dhe të jemi zëri i tyre”, u shpreh Erdogan.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”