Muzikë

“Erdhën 40 mijë veta”. Rita Ora, e befasuar nga koncerti në Tiranë

Këngëtarja e famshme botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora, zhvilloi një koncert në sheshin ‘Skënderbej’. Ky koncert ishte planifikuar në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, përcjell albinfo.ch.

Ylli me origjinë shqiptare performoi hitet e saj ndër vite. Këngëtarja kishte veshur një ‘body’ të zi, ku viheshin re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj.

Pas koncertit ajo ka vijuar me angazhimet e saj të shumta dhe i është dashur menjëherë të largohet nga Shqipëria, duke udhëtuar drejt Brazilit. Artistja dha edhe një mesazh të fundit para largimit për shqiptarët, duke premtuar se do të rikthehet sërish.

“Më duhet ta them, ky ishte show më i mirë ndonjëherë. Faleminderit të gjithëve që erdhën për të më parë. Ishin 30 deri në 40 mijë veta, sa më thanë”, tha ajo, duke shtuar në shqip: “Mirupafshim, do rikthehem së shpejti. Faleminderit krejt që kishin ardhur. Ju dua shumë. Shihemi kur të vij sërish”.

Videot