Lifestyle

Era Istrefi e ‘kallë’ në Vjenë

Këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi po qëndron në Vjenë të Austrisë.  Ajo është paraqitur mbrëmë para publikut austriak.

Istrefi, ishte e ftuar për të kënduar në 6 vjetorin e hapjes së lokalit “Sansibar” që është njëri nga lokalet më të njohura verore në Vjenë, raporton albinfo.ch.

Pas kësaj mbrëmje ajo ka falënderuar fansat që ishin të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë për të.

Për një kohë të shkurtër, Era Istrefi u bë e njohur për publikun ndërkombëtar, fillimisht më këngën “Bonbon” dhe stilin e saj të veçantë, për të vazhduar me këngën tjetër të suksesshme “Live it up”.

Kjo këngë që ishte në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam u përzgjodh himni i Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Era, së bashku më dy artistët ndërkombëtarë shkëlqyen me prezantimin e tyre në finalen e Kupës së Botës Francë-Kroaci.

A.Gj.