Lajme
Epilogu tragjik i vërshimeve në Tetovë: 4 të vdekur dhe 1 i zhdukur
Nesër dhe pasnesër në Tetovë do të jetë ditë zie. Vërshimet e djeshme për epilog patën 4 të vdekur, një të zhdukur, 20 të lënduar dhe më shumë se 200 shtëpi të demoluara
Reshjet e shiut që erdhën pas një vape të madhe, nuk sollën vetëm freski në qytetin e Tetovës në Maqedoni. Reshjet e shiut që nuk zgjatën më shumë se dy orë, u kthyen në tragjedi, sidomos për banorët e fshatrave Shipkovicë e Reçicë e Vogël, ku humben jetën katër persona, një fëmijë rezulton e zhdukur ndërsa më shumës e 20 qytetarë të tjerë janë lënduar.
Qyteti i Tetovës, por edhe disa fshatra sot i ngjasonin një regjioni të sulmuar nga “cunami”, me shumë gurë nëpër rrugë, makina të bllokuara dhe të mbetura përrenjve dhe më shumë se 200 shtëpi të demoluara. Kjo ishte pamja e disa lagjeve në Tetovë, por edhe fshatrave Reçicë, Poroj, Shipkovicë…
Sot pas dite mijëra banorë të fshatit Shipkovicë kanë varrosur Ritonin dy vjeçarë i cili humbi jetën gjatë vërshimeve të mëdha në rajonin e Tetovës. Motra e tij rezulton e zhdukur dhe për këtë rast ushtria ka dalur në teren me qenët e tyre për ta lokalizuar vendin.
Në Shipkovicë katet e para të shtëpive u përmbytën, mbi 20 shtëpi janë shpërlarë nga uji, ndërsa tani, rajonet e prekura, janë ende në baltë. Autoritetet kanë marrë masat e menjëhershme, ndërsa gjithë Tetova është në gjendje të jashtëzakonshme.
Nesër dhe pasnesër është shpallur ditë zie, ndërkohë që qytetarët po bëhen bashkë për të dhënë ndihma dhe kontributin e tyre civil.
“S’kam koment, natë kritike ka qenë. Kemi dy fëmijë të vdekur të vegjël, njërin e kanë nxjerr mundohemi edhe tjetrin ta nxjerrim. Dy vjeçar është fëmija… vajza është më e rritur pak” , deklaroi për AlsatM Agim Yzeiri, familjar i dy fëmijëve të vdekur.
“Katastrofë, vdekjen e kemi pa me sy, çka të ju them e shihni vet. Kemi mbet pa asgjë nuk di edhe unë çka të them, s’mund ta përshkruaj”.
Drejtuesi i shtabit të krizës së fshatit Shipkovicë Nijazi Kadria ka falënderuar të gjitha institucionet që kanë ardhur për ndihmë ndërsa kërkon që të ndihmohet edhe me ushqim dhe ujë për pije.
“Ne ballafaqohemi me këto vështirësi por falë të gjitha organeve, pushtetit komunal, janë mundu të na ofrojnë ndihmën bazike që ka nevojë popullata. Kishim nevojë për bukë dhe ujë, këto na kanë ofruar. Mbrëmë ka qenë edhe kryeministri Gruevski dhe Teuta ishte pas orës tre të natës kjo është situatë më e keqe se lufta. 20 shtëpi janë të demoluara. S’kanë asnjë shans për jetë aty duhet të fillojnë ndihmat anekand”, tha Nijazi Kadria, Shtabi i krizës së Shipkovicë.
Ndryshe, në mbrëmje rreth 25 familje në fshatin Shipkovicë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, njoftojnë nga këshilli i emergjencës në këtë fshat. Një pjesë e tyre janë zhvendosur brenda fshatit, kurse një pjesë janë zhvendosur te familjarë të tyre në Tetovë dhe në fshatra tjera përreth.
“Më shumë se 20 shtëpi janë të dëmtuara dhe brenda tyre nuk ka kushte banimi. Pjesa më e madhe e banorëve të këtyre shtëpive janë zhvendosur te familjarë të tyre brenda fshatit, kurse disa kanë shkuar edhe në fshatra tjera”, tha për “Lajm” kryetari i Këshillit të Emergjencës, Dashmir Sadiku.
Rajonin e prekur nga vërshimet e kanë vizituar edhe peronaslitete të larta nga shteti i Maqedonisë. Aty ka qëndruar kryeministri Nikolla Gruevski, por edhe përfaqësuesit e spektrit politik shqiptar të Maqedonisë, të cilët kanë premtuar mbështetje financiare për familjet e prekura nga kjo tragjedi.
Ndërsa telegrame ngushëllimi kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria. Madje Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në rajonin e Tetovës. Kurse lideri i AAK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të solidarizohen edhe ekonomikisht me qytetarët e Tetovës.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane