Lajme
Epidemiologu dorëhiqet nga Task-forca: Presioni nga politika, i padurueshëm
"Politika më në fund duhet të mësojë të përballet me shkencën në baza të barabarta", ka shkruar ai me këtë rast
Epidemiologu Christian Althaus, nga Universiteti i Bernës, ka dhënë dorëheqjen nga task forca shkencore federale. Ai ka njoftuar në Twitter për hapin e tij, raporton srf.ch.
“Politika më në fund duhet të mësojë të përballet me shkencën në baza të barabarta”, ka shkruar ai me këtë rast, transmeton albinfo.ch. Althaus në këtë pikë i referohet një artikulli të gazetës “Aargauer Zeitung”. Gazeta bën fjalë për faktin se disa këshilltarë federalë (ministra) e marrin me vështirësi paraqitjen e task forcës – dhe faktin se vendimet e tyre kritikohen nga ana shkencore. “Një nga arsyet pse e lë” është kjo, shkruan Althaus.
Tensioni politik është bërë i vështirë dhe stresues, thotë Althaus për “SRF News”. “Unë nuk mund të koordinoj punën time në task forcë”.
Ai thotë po ashtu se dëshiron të vazhdojë të përqendrohet në projektet e tij kërkimore universitare, përcjell albinfo.ch. Epidemiologu i uron grupit të punës sukses në vazhdimësi. “Jam i impresionuar nga këmbëngulja e kolegëve të mi”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?