Sport
Enis Alushi, i gatshëm për lojë por edhe për t’u bërë baba
Bashkëshortja e tij, futbollistja shqiptare e reprezentacionit gjerman, Fatmire (Lira) Bajramaj së bashku me Enisin po presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të përbashkët
Gjashtë javë iu desh të pauzonte futbollistit kosovar Enis Alushi i cili luan FC St. Pauli nëbundesligën e dytë gjermane. Por në ndeshjen kundër Fortuna Dusseldorf ai është plotësisht i rikuperuar dhe është i gatshëm për lojë: “Jam i gatshëm në çdo moment”, thotë Enisi për bild.de, transmeton “albinfo.ch”.
Në të njëjtën kohë ai në çdo moment po pret që të bëhet edhe baba. Bashkëshortja e tij, futbollistja shqiptare e reprezentacionit gjerman, Fatmire (Lira) Bajramaj së bashku me Enisin po presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të përbashkët.
“Lira do të lind në Monchengladbach. Sigurisht se unë do të jem afër saj. Bashkë me Lirën e kemi gjetur edhe emrin e fëmijës. Kemi vendosur që ai të quhet Arian”, ka thënë sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.
Alushi u lëndua në ndeshjen kundër Heidenheim-it. Ai e krisi një muskul në kofshën e djathtë. “Kam qëndruar gjatë në rehabilitim. Një lëndim të tillë nuk e kisha kurrë më parë”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës














