Lajme
“Engjëlli i Shqipërisë”, Marianne Graff nderohet me çmim të lartë
Së bashku me bashkëshortin e saj, Marianne e njohur tashme si “Engjëlli i Shqipërisë”, ndihmon Shqipërinë që nga viti 1992

Për misionet e saj humanitare në Shqipëri, menaxherja sociale dhe konsullja e nderit nga republika Steiermark e Austrisë, Marianne Graf është nderuar me çmimin e lartë Kardinal-König Preis për vitin 2014. Ky çmim mban emrin e ish kardinalit dhe ipeshkvit të Vjenës, të vdekur para dhjetë vitesh. Asaj do t`i dorëzohet çmimi më 13 mars në ditën e vdekjes së Kardinalit Franz König në Vjenë.
Marianne Graf është kryetare e shoqatës humanitare Albania-Austria Partneschaft. Së bashku me bashkëshortin e saj, Marianne e njohur tashme si “Engjëlli i Shqipërisë”, ndihmon Shqipërinë që nga viti 1992. Nga ajo kohë ajo ka ngritur në Shqipëri një rrjet mbresëlënës aktivitetesh sociale, thuhet në arsyetimin e dhënies së çmimit, në faqen e fondacionit ekumenik të ngritur nga kardinali König me emrin “Pro Oriente”.
Siç shkruan më tutje kleinezeitung.at. në fokus të punës së Graf janë veç tjerash arsimi, sigurimi shëndetësor, të drejtat e fëmijëve, ndërtimi i urave si dhe i krojeve publike në fshatrat malorë të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran Identiteti zviceran i markës do të përforcohet më tej nga një investim prej 65 milionë CHF...
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës
-
Sondazhi: Dy të tretat e kundërshtojnë blerjen e F-35
-
Studimi tregon lidhjen mes arsimit dhe shëndetit oral zviceran
-
Fshati zviceran pa dyqan, ofrohet mundësi vetë-shërbimi