Lajme
Energjia s’ka qenë asnjëherë më e rëndësishme se sot, nis fushata për kursim
Evropa ka nisur një fushatë edukimi, këshillimi e sensibilizimi: “Kursejmë energji, që ta kemi!
Për të ndërgjegjësuar qytetarët për kursimin e energjisë në vend, në një kohë krize si kjo, me të cilën po përballet i gjithë rajoni dhe Evropa, ka nisur një fushatë edukimi, këshillimi e sensibilizimi: “Kursejmë energji, që ta kemi!
Mesazhet që përcillen janë të qarta: Energjia nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot. Çdo veprim yni në kursimin e energjisë, sjell ndikim të madh, siguron më shumë energji elektrike për ditët e muajt në vazhdim. Të gjithë bashkë mund ta ruajmë energjinë! Duhet ta bëjmë jo vetëm për veten, për ekonominë e shtëpisë, por dhe për të mirën e Shqipërisë! Çdo vat që kursehet vlen, sidomos në faturën tonë elektrike, ku çmimin e lartë të energjisë së importuar në treg, për familjet dhe bizneset e vogla shqiptare do ta mbulojë qeveria, transmeton a2, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa në Gjermani çmimi që duhet të paguajnë familjarët është rritur me 19 %, në Itali me 83%, në Spanjë me 126% apo edhe në Greqi me 112% më shumë, në Shqipëri, për të gjithë konsumatorët që do të respektojnë masën e kursimit, fashën e 800 kilovatë/orë shpenzim në muaj, çmimi nuk do të rritet. Për ta, në çdo rast, me një ambicie e kurajo të madhe, këto kosto do t’i mbulojë shteti, edhe pse çmimet e energjisë që blihen sot në treg janë 10-fish më të shtrenjta krahasuar me vitet e mëparshme.
Por edhe qytetarët duhet të kryejnë misionin e tyre: të ulin ndjeshëm konsumin e energjisë në shtëpitë e punët e tyre. Të mos e kalojnë 800 kilovatë/orë shpenzim në muaj, të vendosur si masë kursimi. Nëse e kalojnë, do të duhet të paguajnë më shumë, të paktën për periudhën tetor- dhjetor, pas së cilës situata energjetike do të analizohet sërish.
Deri atëherë duhet ta kursejmë energjinë, që ta kemi! Çdo ditë, me veprime të vogla, por që sjellin ndikim të madh!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë