Integrimi
Enea e vogël do të jetojë, falë ndihmës zvicerane
Babai i vogëlushes thotë se e ka shitur shtëpinë për shërimin e të bijës. „Kemi mbetur pa kulm mbi kokë por e kemi Enean të gjallë", thotë ai për TeleZüri
Ka qenë një fëmijë i shëndetshëm kur ka lindur, para 14 muajve, në Gjilan. Pastaj, kur foshnja ka pasur rreth katër muaj, një infektim me burim të panjohur e ka sulmuar atë, duke e sjellë në prag të vdekjes. E gjithë lëkura e trupit të Eneas ishte kapluar nga varrë të tmershme ndërsa mjekët në Kosovë nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për të. Kështu fillon rrëfimi në TeleZüri për Enea Zuzakun, vogëlushen të cilën prindërit e kanë sjellë para tre muajsh për shërim në Spitalin e Fëmijëve në Cyrih.
Historia e Eneas ka qenë subjekt edhe i shkrimeve në mediet kosovare, të cilat, me rastin e saj tragjik, kanë iilustruar edhe gjendjen dëshpëruese të shëndetësisë në Kosovë.
Prindërit e Eneas, pak kohë më parë ishin kthyer në Kosovë nga Anglia ku kishin jetuar kohë të gjatë. Në Gjilan ata kishin ndërtuar një shtëpi të bukur dhe planifikonin të nisnin një jetë të re në vendlindje. Por pastaj erdhi sëmundja e Eneas dhe çdo gjë u duk sikur u kthye përmbys.
Agimi, babai i vogëlushes thotë se e ka shitur shtëpinë për të mundësuar shërimin e të bijës. „Kemi mbetur pa kulm mbi kokë por e kemi Enean të gjallë“, thotë ai për televizionin zviceran.
Enea tash duket shumë më mirë se para tre muajsh. Pjesa më e madhe e varrëve, përmes trajtimit adekuat në Spitalin e Cyrihut i janë mbyllur. Sikur të mos vinte në Zvicër, ajo nuk do të mbijetonte, thotë mjekja që kujdeset për vogëlushen shqiptare. Por, sqaron mjekja, Enea ka nevojë edhe për disa ndërhyrje kirurgjike për tu shëruar plotësisht. Dhe, për t`u rrumbullakësuar shërimi, thotë ajo, do të nevojiten shuma gjshtëshifrore parash (mbi 100 mijë fgranga). Kjo i tejkalon mundësitë e familjes Zuzaku, prandaj spitali ka shpallur një aksion të veçantë për grumbullimin e të hollave për shërimin e Eneas, përfundon TeleZüri.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










