Sport
Ëndrra për të luajtur si Xhaka & Shaqiri me shokë
Shumë fëmijë me prejadhje shqiptare në Zvicër e shohin një ditë veten si Xhaka dhe Shaqiri
Grupi i Shaqirit, Xhakës dhe të tjerëve janë objekt i adhurimit të shumë fëmijëve e të rinjve, me apo ambicie për futboll, me prejardhje shqiptare. Këtë e dëshmon tregon numri i madh i emrave shqiptarozviceran në klubet e këtushme
Albin Hoti, 14 vjeç, nga një familje migrante me prejadhje nga Rahoveci i Kosovës, luan për klubin e madh tradicional të Cyrih Grasshoppers. Ai mbron ngjyrat e grupmoshës U15. Po për U 15 Albini luan edhe te përfaqësuesja e Zvicrës dhe këtu nuk është se bën përjashtim si shqiptaro-zviceran. Janë edhe 7 futbollistë të tjerë me prejardhje shqiptare që luajnë për këtë kategori ndërsa edhe në grupmoshat tjera i gjen me shumicë, gjithsejt janë më shumë se 50.
Sikurse Albini, edhe moshatari i tij i Cirihut me prejadhje nga Kosova, Lorik Demiri, si dhe 11 vjeçari Leonit Popova nga Mönchengladbach-u, (Gjermani), i kanë idhuj të tyre këta futbollistë të Nati-t.
Loriku ka disa fotografi duke luajtur me Shaqirin gjatë një vizite të “Shaqës” në Cyrih ndërsa Leoniti, si më i vogël që është, na ofron me mburrje fotografitë ku shihet me idhullin e tij, Granit Xhakën. Ai ka pasur fatin që “xhaxhi” Xhaka, ka luajtur për më shumë se tri vitet e fundit në Mönchengladbach.
Albini, i cili duket se ka mbërritur më së largu nga te tretë, i don sikurse Xhakën, por atë tjetrin, Taulantin, që luan për Kombëtaren e Shqipërisë. “Mendoj se është shumë mirë që luajnë për Zvicrën, sepse Zvicra u ka dhënë atyre aq shumë. Dhe natyrisht që ata janë idhujt e mi pasi që kanë arritur kaq lart me lojën e tyre”, thotë Albini. Ndërsa i pyetur nëse ka qenë nxitja nga prindërit apo dëshira e tij për tu marrë me futboll, ky i fundit shprehet: “Nga të dyja anët. Unë kam dashur vet por edhe familja më ka mbështetur”.
Kur jemi te mbështetja familjare, është mjaft e njohur tashmë dukuria që prindërit shqiptarë t`i nxisin djemtë e tyre për të luajtur futboll. Në këtë përpjekje ata nuk ngurrojnë edhe nga sakrificat e shumta, në para dhe në kohë. Por duke u nisur nga shumat e mëdha të parave që jepen për futbollistët elitarë, është sigurisht ajo nëse kanë qenë paratë apo pasioni për futbollin ai që i ka shtyrë këta fëmijë të merren me futboll. Këtu Albini është i prerë: “Ka qenë pasioni, sepse thjesht kam kënaqësi të madhe të jem në fushë të gjelbër”.
Leoniti, i cili deri tash ka luajtur për Tus Wickrath në Mönchengladbach, në kategorinë përkatëse. “Por, prej sezonit të ardhshëm do të luaj për 1FC Mönchengladbach” thotë ai me mburrje, kur dihet se në këtë klub ka luajtur edhe idhulli i tij, Granit Xhaka. “Natyrisht, është ëndërr për të gjithë neve që dikur të luajmë si profesionistë”, thotë Popova. Ndërsa Xhaka dhe Shaqiri janë idhujt e tij të padiskutueshëm, “sepse luajnë futboll shkëlqyeshëm dhe së dyti për faktin se prindërit e tyre vijnë nga Kosova, ashtu si edhe prindërit e mi. Babai im madje është mik shumë i mirë me Granitin”, veçon Leoniti dhe shton se ai e mbështet edhe si trajner. Ndërsa pyetjes nëse luan nga pasioni apo për para, ai i përgjigjet: “Unë luaj futboll sepse kjo më bën kënaqësi ndërsa për paratë… nuk di çfarë të them”.
Lorik Demiri, i cili vetëm para disa ditëve më parë ka mbushur 14 vjet, që luan pre një vit për YF Juventus të Cyrihut na thotë “Luaj futboll qysh nga mosha pesëvjeçare. Kategoria ku luaj unë quhet U 15, Grupi i Lindjes, edhe pse unë në të vërtetë duhej të luaja me U 14. Sigurisht që kam ambicie për të luajtur si profesionist”, shton Loriku. Për Lorikun, yjet shqiptarozvicerane të futbollit “kanë dhënë gjithçka për tu bërë futbollistët profesionistë që janë tash dhe për ta arritur këtë kanë pasur edhe talentin e nevojshëm”.
Të gjithë këta dhe shumë moshatarë të tyre të tjerë e shohin veten një ditë në pozitën e një Shaqiri, Xhaka ose Mehmedi etj. Për këtë kanë talentin, vullnetin e fortë dhe mbështetjen e prindërve.
Por nuk janë vetëm çunat ata që adhurojnë futbollistët me prejardhje shqiptare. Në çdo aktivitet ku paraqiten këta futbollistë shohim gjithnjë më shumë edhe vajza. Ato ëndërrojnë të takohen me yjet e tyre të preferuar. 11 vjeçarja, Anisa Halilit nga St. Margarethen e cila vjen nga një familje shqiptare nga Presheva i është plotësuar kjo dëshirë, kur i preferuari i saj Granit Xhaka ka ardhur në vendlindjen e saj për një eveniment. Ajo ka shfrytëzuar rastin dhe pasi ka pritur në radhën e gjatë prej qindra vetave, është shpërblyer: “Po, jam shumë e lumtur që mora autografin dhe fotografinë me futbollistin tim të adhuruar”, thotë Anisa.
Shkrim i Albinfo.ch i realizuar në partneritet me të përditshmen Le Temps
KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE…
E-Diaspora
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
Jeta në Zvicër
-
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër Vetëm 29% e ukrainasve në Zvicër kanë një punë, një shifër ende larg objektivit prej 40%...
-
Vera zvicerane nuk do të ndjekë rregullat e BE-së
-
Kantonet zvicerane kanë vrarë 39 ujqër deri më tani këtë vjeshtë
-
Nga sot, ndalohet hyrja në fshatin zviceran, shkak kërcënimet nga rrëshqitja e dheut
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025