Kuriozitete
Ende po kërkohet aeroplani dhe futbollisti argjentinas
Kërkimet për gjetjen e aeroplanit që transportonte lojtarin argjentinas, Emilio Salah, kanë përfunduar dhe asnjë nga personat që ishin në bord, dhe as aeroplani nuk janë gjetur, njoftuan burimet zyrtare.
“Ne kemi shqyrtuar të gjitha informatat në dispozicion dhe duke marrë parasysh se çfarë lloji të pajisjeve për emergjenca kanë pasur, ekipi ynë shpëtimit mori vendimin e vështirë për t’i dhënë fund kërkimin. Unë jam absolutisht i bindur se ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë”, tha një nga drejtuesit e ekipit të shpëtimit David Barker, njoftoi BBC.
Motra e futbollistit, Romina Sala, kërkoi nga autoritetet që të vazhdojnë kërkimet.
“Ju lutem mos e ndërprisni kërkimin. Ne i kuptojmë përpjekjet tuaja, por ju lutem mos e anuloni kërkimin. Për ne, ata janë ende gjallë” tha ajo.
Ndërkaq David Barker, nga ekipi i shpëtimit tha se “përkundër të gjitha përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit të Britanisë së Madhe dhe Francës, ne nuk mund të gjejmë ndonjë gjurmë të aeroplanit, pilotit ose pasagjerëve”, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Më datën 22 janar, futbollisti i Premier Ligës, Emiliano Sala ka qenë duke udhëtuar me aeroplanin, që humbi kontaktin me radarët, gjatë fluturimit mbi kanalin që bashkon Anglinë me Francën.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik