Lajme
Ende i pafinancuar mësimi në gjuhën shqipe në Gjermani

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë vazhdon të mbetet sfidë dhe një prej shqetësimeve kryesore që kanë mërgata.
Megjithatë, aktualisht atje nuk ka mjaftueshëm interesim nga prindërit që fëmijët të ndjekin mësimet edhe në gjuhën shqipe, por nuk është e rregulluar ende as çështja e pagesave për mësuesit e gjuhës shqipe.
Shumë prej shkollave në Gjermani nuk e paguajnë mësimin plotësues në gjuhën amtare të shteteve të tjera. Ata ofrojnë objektin shkollor, sigurimin e nxënësve në ato shkolla derisa e vijojnë mësimin dhe përshkrimin në dëftesë në fund të vitit, si dëshmi që fëmija e ka përcjellë me sukses mësimin në gjuhën e tij amtare.
Por, nota për këtë ende nuk përfshihet në sistem dhe nuk merren përsipër pagesat për mësues të këtyre orëve plotësuese. Megjithatë, ekzistojnë disa vende në Gjermani, ku mësuesit e orëve plotësuese paguhen prej shtetit gjerman, ndërkohë pjesa tjetër e mësuesve këtë punë e bëjnë në baza vullnetare.
Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, Fatmire Musliu, thotë për KosovaPress se është obligim i shtetit amë që të sigurojë pagesat për mësuesit e orëve plotësuese në gjuhën shqipe.
Ndërkohë, tregon se vërehet mungesë interesimi nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe.
Ajo thotë që nuk kanë statistika të mirëqena se cili është numri i fëmijëve shqiptarë nëpër shkollat e Frankfurtit, meqë jo të gjithë që regjistrohen në shkollë, e deklarojnë gjuhën e tyre amtare.
Andaj, ajo u bën thirrje prindërve që të kujdesën për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e tyre, meqë siç thekson ajo, nëse në një shkollë bëhen 10 fëmijë që dëshirojnë të mësojnë gjuhën amtare, atëherë do të mund të gjenin një mësues dhe të formonin një paralele.
Kujtojmë që pjesa më e madhe e diasporës së Kosovës është vendosur në Gjermani, Zvicër, Francë dhe Itali.
Megjithatë, deri tani as këto shtete e as Qeveria e Kosovës nuk e ka financuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë restorante paguhet për anulime ‘në momentet e fundit’ Më shumë restorante në Zvicër po paguajnë një tarifë për ata që rezervojnë një tavolinë dhe...
-
SBB vë në qarkullim 1600 trena shtesë për ngjarje të veçanta
-
Banorët e Vaud-it në shënjestër të faturave tatimore false
-
Trump ndryshon mendje për tarifat, Zvicra po përdor aftësinë e saj për një marrëveshje
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran