Lifestyle

Emri i Michael Jacksonit largohet nga koncerti i Quincy Jones

Emri i mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, është hequr nga koncerti i Quincy Jonesit, që do të mbahet në Londër.

Koncerti i producentit muzikor fillimisht ishte njoftuar si natë për t’i nderuar tri albumet më të njohura të Michael Jacksonit, transmeton albinfo.ch.

Në reklamë thuhej se albumet “Off the Wall”, “Thriller” dhe “Bad” do të realizoheshin me orkestër simfonike, por ajo ka ndryshuar në “Quincy Jones: Prezantimi i të ’80-ve. Albume dhe këngë ikonë”.

Megjithatë, këngët e Michael Jacksonit do të këndohen gjatë kësaj nate.

Heqja e reklamave me emrin e mbretit të muzikës pop, vjen pas publikimit të një dokumentari që akuzonte Jacksonin për ngacmimin seksual të tre fëmijëve.