Integrimi

Emri i deputetit shqiptar konfirmohet javën e ardhshme

Zgjedhjet do të përsëriten në 7 qendra votimi në të gjithë vendin

Ermina Leka- Perlaska, me origjinë nga Zymi i Hasit të Kosovës ka marrë më shumti vota në zgjedhjet e 8 nëntorit, por ende nuk ka siguruar një ulëse në parlamentin kroat ngase të dielen që vjen do të ketë rivotime në 7 qendra të votimit në të gjithë vendin për shkak se janë raportuar parregullësi, raporton albinfo.ch.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Kroaci ka konstatuar parregullësi në një vendvotim në Osijek, një në Pakrac, në një qendër votimi në zonën e 7-të në Slunj dhe në katër vendvotime: dy në Shibenik dhe dy në Zadar.

Zgjedhjet do të përsëritet të dielen që vjen.

Këtë e ka konfirmuar për albinfo.ch edhe Sejfedin Prekazi, anëtar i Shtabit Zhjerdhor të kandidates shqiptare, Ermina Leka-Perlaskaj

Perlaskaj ka fituar me në një diferencë prej tre votash më shumë sesa kandidati tjetër shqiptar në listën e kandidatëve të pakicave, Idriz Sulejmani.

Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës.

Megjithatë tashmë dihet se për herë të parë në historinë e Parlamentit kroat, shqiptarët do të kenë përfaqësuesin e tyre në organin më të lartë ligjvënës të Republikës së Kroacisë.

Se a do të jetë Ermina Perlaskaj apo Idriz Sylejmani do të vendosin zgjedhësit javën që vjen.

12207783_10207111720687014_1909653897_n