Portrete të firmave
“Emperio AG”: viti 2022, i suksesshëm, përkundër sfidave në tregun e patundshmërive
Pritjet e tyre për vitin 2023 janë për një treg më stabil, investim të zgjeruar në marketingun dixhital si dhe rritje të klientelës në mesin e bashkëkombësve.
Edhe përkundër luhatjeve në tregun e shitblerjes së pasurive të paluajtshme, për “EMPERIO AG” viti 2022 ka qenë vit shumë i suksesshëm. Ndryshimet e mëdha me të cilat është përballuar këtë vit sektori i patundshmërive (immobilien) në Zvicër, nuk pati ndikim në biznesin e dy vëllezërve Fida, të cilët me punën profesionale arritën ta mbyllin vitin me sukses.
Dinamika në tregun zviceran, drejtuesit e “EMPERIO AG” nuk i gjeti të papërgatitur. Ata arritën që edhe këtë vit të jenë në shërbim të klientëve të tyre, duke ofruar mbështetje në të gjitha format, në veçanti për bashkatdhetarët në Zvicër. Pritjet e tyre për vitin 2023 janë për një treg më stabil, investim të zgjeruar në marketingun dixhital si dhe rritje të klientelës në mesin e bashkëkombësve, te të cilët shohin edhe potencialin e madh për investime kapitale në pronat e paluajtshme.
Në vijim intervista me vëllezërit Fida: Meffi dhe Timi.
Albinfo.ch: Si ka qenë për ju viti 2022?
Vëllezërit Fida: Viti 2022 jo vetëm për “EMPERIO AG”, por për gjithë tregun e patundshmërive ka qenë një vit sfidues, apo thënë ndryshe, vit kureshtar në parashikim, sepse për herë të parë ka pasur ndryshime të mëdha, duke prekur normat e interesit, të cilat patën rritje pothuajse të trefishtë. Lufta në Ukrainë si dhe rritja e inflacionit, ndikuan dukshëm që çmimi i materialeve ndërtimore të pësojë rritje të lartë, proces ky që rriti ndjeshëm edhe çmimin e ndërtimeve të reja. Duke pasur parasysh këto, kureshtja është gjithmonë edhe më e madhe për atë se çfarë na pret në vazhdim.
Albinfo.ch: A ishte 2022 vit i suksesshëm për kompaninë tuaj ?
Vëllezërit Fida: Edhe pse vështirësitë kaluan faza dhe prekën fusha të ndryshme në rang kombëtar dhe kur nuhatja e parashikimeve nuk ishte e lehtë, ne e vlerësojmë mjaft vitin 2022 dhe e quajmë vit të suksesshëm. Bashkëpunimi në fushën e marketingut i dha frytet e veta, ndërsa pjesë e kësaj ishte edhe platforma Albinfo.ch, duke u bërë njëkohësisht edhe një urë ndërlidhëse me afrimitetin e klientëve shqiptarë të diasporës në Zvicër si dhe me bizneset e ndryshme me kompaninë tonë. Kjo natyrisht bëri që numri i klientëve tanë të rritej dhe suksesi ynë gjithashtu.
Albinfo.ch: Sa dinamik ishte tregu zviceran i patundshmërive gjatë viti 2022?
Vëllezërit Fida: Siç është përmendur edhe më lart, dinamika e patundshmërive nuk ka qenë si vitet e tjera, kjo për arsye të rritjes së interesit, luftës në Ukrainë si dhe nivelit të lartë të inflacionit. Kjo ndikoi në uljen e investimeve. Çmimet e larta në treg bënë që blerësit të tregohen më të kujdesshëm, duke u dhënë vetes më shumë kohë para se të vendosin për të investuar në blerjen e shtëpive apo apartamenteve. Rol kyç në këtë luajtën gjithashtu edhe bankat, të cilat përshtatën kujdesin e tyre, duke vështirësuar procesin e financimit dhe zgjatjen e procedurave krahasuar me vitet e kaluara.
Albinfo.ch: Sa kanë pasur ndikim lëvizjet në tregun e patundshmërisë në biznesin tuaj?
Vëllezërit Fida: Për ne si kompani kanë pasur një ndikim pozitiv. Rritja e agjentëve shitës ishte befasuese me punën e tyre, pasi kërkesa ishte me provizione dhe tarifë të fiksuar. Duke e kapur këtë detaj dhe duke e vënë re se ky trend është në rritje e sipër, ne pamë dukshëm që të zhvillohemi specifikisht në shitjet më speciale. Fokusi ynë kaloi në ndërtime të shtëpive apo apartamenteve të reja, pa anashkaluar edhe shitjen e blloqeve me banesa. Për t’u theksuar është fakti se tendenca e kompanive që pretendojnë të punojnë me çmime më të volitshme apo me provizione të ulëta, e kanë të vështirë ballafaqimin me këto sfida specifike në patundshmëri.
Albinfo.ch: Çfarë pritet nga viti i ardhshëm në sektorin e patundshmërive në Zvicër?
Vëllezërit Fida: Shpresojmë në stabilizimin dhe normalizimin e gjendjes së interesit, uljen e inflacionit apo edhe faktorëve të tjerë që ndikuan këtë vit, që në të ardhmen klienti të mos ketë frikën e investimit në patundshmëri. Besojmë se investitorët privatë do t`i pranojnë këto ndryshime. Ne si “Emperio AG” synojmë që profesionalizmin tonë ta shtrijmë akoma edhe më shumë në treg. Prioriteti ynë do të ngelet një bashkëpunim më i ngushtë me investitorët shqiptarë të diasporës, duke ofruar akoma më shumë shërbime si konsultime, vlerësime të objekteve të paluajtshme apo edhe një sërë risish të tjera.
Albinfo.ch: Cilat janë planet dhe risitë që mund t’i presim në vitin 2023?
Vëllezërit Fida: Ne do të fillojmë që nga zyrat e reja në qendër të Geroldswil në Cyrih, për të qenë më afër opinionit shqipfolës në rrethinë. Do të vazhdojmë edhe strategjinë e komunikimit dixhital me klientin, duke rindërtuar dhe sofistikuar faqen tonë online, që ata të kenë më të thjeshtë qasjen në kërkesën apo dëshirën e tyre. Pastaj zhvillimin e marketingut dixhital, gjë të cilën ne e vlerësojmë jashtë mase dhe jemi duke i dhënë prioritet maksimal. Bashkëpunimi në brendësinë tonë edhe me kompaninë “Financa AG”, mundësi kjo që u ofron klientëve shitje apo mundësi krahasimi për hipotekat e tyre, si dhe mundësi këshillimi në fushën e ndërtimit. Etja jonë nuk do të ndalojë këtu për të qenë në hap me kohën dhe vizionet e shërbimit profesional dhe kemi besimin e plotë se energjitë tona do të jenë vazhdimisht të pashtershme dhe gjithmonë do të jemi në kërkim të suksesit reciprok.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?