Bota

Emocionuese: Nuk mund të ndahet nga qeni i saj, ia helmuan fqinjët

Një grua kineze është detyruar t’i japë lamtumirën qenit të saj të dashur, pasi dyshohet se kafsha është helmuar me vdekje nga fqinjët e saj.

Leewen Zhang pretendon se fqinjët i urrenin kafshët dhe kishin lënë mish pule të mbushur me helm në kopshtin e shtëpisë, në mënyrë që qeni të shkonte ta hante.

Pamjet tregojnë Leewen që bërtet e pikëlluar teksa përqafon kafshën e saj të dashur. Ajo e ka marrë që kur ishte këlysh dhe e ka mbajtur në shtëpi për 8 vite.

Leewen është me origjinë nga Chongqing, por është shpërngulur kohët e fundit në San Francisco të Kalifornisë, së bashku me kafshën.

Ajo bëri edhe një shkrim emocionues në Facebook ku tregonte se qeni ishte si një foshnje për të, pasi e ka marrë që ku ishte dy muajsh, përcjell albinfo.ch.