Kosova

Emisari i BE-së për dialogun: Javët në vijim pritet takimi në nivel kryenegociatorësh

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se do të punojë për organizmin e takimit të radhës në kuadër të procesit që drejton mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka bërë të ditur se javët në vijim pret që të zhvillohet një takim.

“Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.