Kosova
Emisari gjerman: Për anëtarësimin në BE, duhen kompromise jo të lehta mes Kosovës e Serbisë
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka paralajmëruar se do të krijojnë diçka më të madhe në tetor, në Berlin.
Ai është shprehur se duhet kompromis dhe vullnet për marrëveshje politike, të cilat, siç tha ai, pas kësaj periudhe mund të mos jenë të lehta për Serbinë, por as për Kosovën.
Sarrazin është shprehur se largohet paksa i brengosur që, sipas tij, nuk është arritur akoma në atë moment.
“Ne duam të krijojmë një diçka më të madhe në tetor në Berlin dhe në javën vijuese do të jem në gjithë rajonin, pas Prishtinës, për të përgatitur rezultate konkrete për popujt në Ballkanin Perëndimor që të ecim përpara së bashku, do të thotë rezultate konkrete për jetën e secilit qytetar në gjithë rajonin. Por, për këtë na duhet kompromisi dhe nganjëherë edhe vullneti për të bërë koncesione, për t’u pajtuar mbi marrëveshje politike, që mund të mos jenë të lehta për Serbinë, apo mund të mos jenë të lehta as për Kosovën”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
“Po largohem paksa i brengosur që nuk kemi arritur në atë moment ende, nëse nuk arrijmë rezultate më të mira për të ecur drejt samitit më 24 tetor, jam i brengosur se nuk do të arrijmë qëllimin tonë për të dhënë një sinjal të fuqishëm që bashkëpunimi rajonal, tregu i përbashkët rajonal dhe procesi i Berlinit është formati që arrin të sjellë rezultate konkrete për njerëzit në këtë rajon. Sot po bisedoja me kryeministrin Albin Kurti, në të ardhmen do të shkojë në pesë shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, i kërkoj secilit që të bëjë çdo gjë të mundur, në emër të vullnetit të kompromisit, për të arritur ato rezultate për lirinë e mallrave, të njerëzve, të parave, të tregtisë në gjithë rajonin. Pra, së bashku në një drejtim, drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut