Portrete të firmave
Emilia siguron mirëqenien tuaj ligjore
Emilia, sigurimi i mbrojtjes ligjore, mundëson së pari të shmangen procedurat, nëse kjo nuk është e mundur, ju mbështet duke ndërhyrë në emrin tuaj te pala kundërshtare dhe nëse nuk ka alternativë tjetër, merr përsipër shpenzimet e procedurës (avokatët, gjykatat, ekspertizat etj.)
Ilir Muji, specialist në sigurimin e mbrojtjes ligjore, është i lindur në Kosovë dhe i rritur në Gjenevë, ku ka përfunduar studimet e drejtësisë. Ai është i pasionuar pas këshillimit ligjor dhe botës së sigurimeve. Sot ka më shumë se 12 vjet përvojë si këshilltar ligjor për bizneset dhe individët. Tek Emilia, roli i tij është zhvillimi i partneriteteve të kompanisë në Romandi dhe Ticino. Në të njëjtën kohë ai kujdeset për mbikëqyrjën e cilësisë së trajtimit të çështjeve ligjore për gjithë Zvicrën.
Në një intervistë për albinfo.ch ai flet në hollësi për punën e tij në këtë kompani dhe për karakteristikat që e dallojnë Emilia-n nga kompanitë e tjera të kësaj fushe.
Albinfo.ch: Pse duhet të marrim një sigurim mbrojtjeje ligjore në Zvicër?
Muji: Jeta e përditshme është burim i shumë mosmarrëveshjeve ligjore. Si qiramarrës, punonjës, shofer ose sipërmarrës, për shembull, ne përballemi me situata të ndryshme që nuk shkojnë në drejtimin që ne dëshirojmë (rritja e qirasë, ndërprerja e kontratës së punës, problemet në rast sëmundjeje, tërheqja e lejes së drejtimit, përgjegjësia e kompanisë ndaj klientëve etj.). Përveç angazhimeve tona të zakonshme (familja, shëndeti, puna etj.), këto situata e komplikojnë jetën tonë të përditshme dhe tregojnë një burim stresi dhe presioni të konsiderueshëm. Mbrojtja ligjore jo vetëm që mundëson qasje të menjëhershme (telefon, email, portal web, aplikacion) në njohjen e të drejtave tona, por gjithashtu garanton që në rast të një procedure të gjatë dhe të kushtueshme, ne nuk jemi vetëm dhe kemi sigurinë e mbështetjes nga specialistë të fushave përkatëse ligjore. Kjo ndihmon në lehtësimin e barrës psikologjike dhe administrative të procedurave me të cilat përballemi. Për më tepër, kostot e avokatëve dhe gjykatave janë një faktor shtesë që e bën të nevojshme lidhjen e një kontrate sigurimi mbrojtjeje ligjore. Si një shembull ilustrues, tek Emilia të gjithë personat që jetojnë në një familje përfitojnë nga mbulimi i sigurimit për vetëm 294 CHF/vit. Në disa kantone, kjo shumë nuk është e mjaftueshme as për të paguar aktivitetin e një ore të vetme të avokatit.
Albinfo.ch: Cilat janë përfitimet kryesore të sigurimit të mbrojtjes ligjore për individët dhe bizneset?
Muji: Për individë: Tek Emilia, përveç personit që ka lidhur sigurimin, të gjithë fëmijët nën 18 vjeç janë të siguruar, edhe nëse nuk jetojnë në të njëjtën banesë me mbajtësin e sigurimit. Për 252 CHF/vit, të gjithë këta persona kanë sigurinë e mbështetjes ligjore në fushat më të rëndësishme të jetës dhe kjo në mbarë botën, pa kufizime. Për sa i përket produktit të sigurimit të mbrojtjes ligjore të familjes, të gjithë personat që jetojnë në familjen e përbashkët përfitojnë nga mbulimi i sigurimit, duke përfshirë edhe bashkëjetuesit. Nga ana ligjore, mbrojtja ligjore këtu mundëson çlirimin nga e gjithë ndjekja e dosjeve dhe lehtëson jetën e përditshme.
Për biznese: Tek Emilia, duke filluar nga 420 CHF/vit në varësi të xhiros vjetore dhe fushës së aktivitetit, janë të siguruara kompania, me të gjitha vendet e saj, dhe të gjithë personat që punojnë në një mënyrë ose në një tjetër për kompaninë (qoftë një freelancer, një anëtar i bordit të drejtorëve, një bashkëpunëtor, një anëtar i familjes që ndihmon në kompani ose personel i huazuar etj.). Edhe këtu, mbështetje ligjore në fushat më të rëndësishme në jetën e përditshme dhe kjo në mbarë botën, pa kufizime. Nga ana ligjore, mbrojtja ligjore këtu mundëson një kursim të madh kohe përballë gjithë ngarkesës administrative të krijimit të dosjeve etj., dhe kështu i lejon kompanisë të përqendrohet në aktivitetin e saj, duke pasur garanci se interesat e saj ligjore janë të mbrojtura.
Albinfo.ch: Cilat janë situatat më të zakonshme në të cilat klientët tuaj përdorin sigurimin e mbrojtjes ligjore ?
Muji: E drejta e punës (pushime nga puna, pagat, certifikata pune etj.); e drejta e qirasë (qira abuzive, shqetësime, mungesa e mirëmbajtjes së pronës së marrë me qira etj.); e drejta e sigurimeve shoqërore (pensioni i paaftësisë, sigurimi i aksidentit, papunësia, sigurimi shëndetësor etj.), të drejtat e kontratave në përgjithësi (kontrata të parespektuara nga klientët ose furnizuesit, shkelje të klauzolave kontraktuale të së drejtës private etj.) dhe e drejta e qarkullimit rrugor (gjoba, urdhra penale, tërheqje leje, përgjegjësi civile në rast aksidenti etj.). Të gjitha këto situata janë të mbuluara nga Emilia!
Albinfo.ch: Si mund të ndihmojë sigurimi i mbrojtjes ligjore në raste specifike mosmarrëveshjesh ?
Muji: Klienti që ka një sigurim të tillë nuk duhet të hezitojë të telefonojë sigurimin e tij sapo të ketë një dyshim për një mosmarrëveshje të mundshme ligjore. Ky është një aspekt thelbësor sepse shpesh një telefonatë 5-minutëshe mund të shmangë një procedurë gjyqësore ose të ruajë një afat ligjor. Tek Emilia, të gjithë të siguruarit kanë qasje të pakufizuar në këshilla juridike që nga dita e parë. Sigurimi i mbrojtjes ligjore, pra, së pari lejon të shmanget procedurat, nëse kjo nuk është e mundur, ju mbështet duke ndërhyrë në emrin tuaj te pala kundërshtare dhe nëse nuk ka alternativë tjetër, merr përsipër shpenzimet e procedurës (avokatët, gjykatat, ekspertizat etj.). Duhet të sqarohet se tek Emilia ne garantojmë një zgjedhje të lirë të avokatit, domethënë që i siguruari mund të zgjedhë lirisht avokatin që do ta shoqërojë në një procedurë gjyqësore.
Albinfo.ch: Si dallohet një sigurim juridik për individët nga ai për bizneset?
Muji: Sigurimi i mbrojtjes ligjore për individët synon të mbrojë personin ose personat në mënyrë personale, ndërsa sigurimi i mbrojtjes ligjore i biznesit mbulon të gjitha mosmarrëveshjet që lindin në kuadër të aktivitetit të biznesit (për shembull: punonjës që ka një aksident në punë, rritja e qirasë së lokalit tregtar të biznesit, klienti i biznesit që nuk i paguan shërbimet e kryera nga biznesi etj.).
Albinfo.ch: A ka tendenca të reja ose ndryshime në sektorin e sigurimeve të mbrojtjes ligjore që u mendoni se janë të rëndësishme për t’u theksuar?
Muji: Ka një tendencë për të ofruar produkte në formën e moduleve. Për shembull: “Moduli familjar” që mbulon vetëm mosmarrëveshjet në të drejtën e familjes ose “Moduli i pronarit” që mbulon vetëm mosmarrëveshjet si pronar. Tregu, pra, dëshiron të ofrojë zgjidhje të personalizuara për raste individuale (për shembull, një person që është në pension nuk dëshiron të ketë një mbulim në të drejtën e punës sepse nuk do të hasë më një mosmarrëveshje në këtë çështje sepse nuk do të punojë më). Përveç kësaj, dixhitalizimi është qartë një pikë kthese, e cila ka avantazhet e saj (shpejtësia, miqësore ndaj mjedisit sepse zero letër, etj.) por edhe disavantazhet e saj (disa njerëz që pëlqejnë të marrin një letër postare dhe të firmosin të gjitha dokumentet ose që dëshirojnë të konsultohen me juristët personalisht, gjë që është gjithsesi gjithnjë e më e rrallë duke parë evolucionin e shoqërisë sonë).
Tek Emilia, nuk ka produkte modulare sepse ne ofrojmë produkte “All in one”, domethënë, për shembull, që qarkullimi rrugor ose cilësia e pronarit përfshihet gjithmonë pa nevojën për të zgjedhur një modul plotësues me një çmim shtesë. Ne jemi të mendimit se produktet modulare nuk shkojnë në drejtimin e një parimi kardinal në të drejtën e sigurimeve: solidariteti. Në fakt, nëse një person lidh një kontratë vetëm me një modul familjar për shembull, ka shumë të ngjarë që një mosmarrëveshje për të drejtën e divorcit do të shfaqet shpejt dhe, pra, kostot që do të duhet të mbulohen nga primet e sigurimit të të siguruarve të tjerë që kanë një kontratë të përgjithshme pa modul dhe që nuk kanë njoftuar kurrë një rast juridik. Pra, tek ne, të gjithë janë të mbuluar për të njëjtat situata të jetës = pra të gjithë kontribuojnë në mënyrë solidare për të mbuluar kostot e procedurës së rasteve juridike të njoftuara, ky është kuptimi i vërtetë i sigurimit!
Albinfo.ch: Çfarë e dallon Emilia nga kompanitë e tjera që ofrojnë sigurime të mbrojtjes ligjore?
Muji: Emilia ofron në produktet e saj të favorshme aq shumë përfitime sa asnjë sigurim tjetër, për një çmim të krahasueshëm. Ne kemi vendosur si objektiv të mbulojmë të gjitha fushat e rëndësishme të jetës së përditshme. Kushtet tona të përgjithshme të sigurimit janë hartuar në mënyrë që të përjashtojnë shumë pak fusha të ligjit, ndërsa gjithçka tjetër mbulohet. Ne qëllimisht heqim dorë nga kushte të gjata dhe të komplikuara, të cilat mund t’i kuptojnë vetëm juristët. Kushtet tona janë të thjeshta dhe të shkruara në një gjuhë që të gjithë qytetarët mund ta kuptojnë lehtësisht.
Ne ofrojmë një shërbim këshillimi ligjor, të cilin mund ta përdorni që nga dita e parë. Avokatët dhe juristët tanë ju këshillojnë për çdo çështje ligjore, pa u kufizuar në disa konsultime në vit, për shembull.
Tek Emilia, momenti vendimtar është momenti kur lind konkretisht mosmarrëveshja dhe jo, për shembull, momenti kur ka ndodhur një ngjarje jetësore. Si shembull, të gjitha sigurimet e tjera të mbrojtjes ligjore e konsiderojnë, veçanërisht për mosmarrëveshjet me sigurimet, si ngjarje shkaktuese datën e sëmundjes ose paaftësisë për punë pas një aksidenti. Kjo nuk ka kuptim për ne sepse shpesh ndodh që mosmarrëveshjet lindin vetëm vite më vonë. Një person i paaftë për punë ose që merr përfitime nga AI që sigurohet me ne përfiton nga mbulimi i sigurimit në rast mosmarrëveshjeje kundër sigurimit ose AI. Në këtë mënyrë, ne mund t’u ofrojmë shumë njerëzve një sigurim mbrojtjeje ligjore që i plotëson nevojat e tyre dhe nuk lë askënd pas dore.
Tek Emilia, zgjedhja e lirë e avokatit zbatohet vërtet!
Muji: Emilia e di që çështjet ligjore janë shpesh delikate. Kjo është arsyeja pse me ne, ju merrni një përgjigje fillestare brenda 24 orëve.
Ne i kemi thjeshtuar dhe dixhitalizuar në maksimum të gjitha proceset tona për klientët tanë. Por kjo nuk do të thotë që ne ofrojmë vetëm shërbime dixhitale, sepse ne i japim rëndësi të madhe kontaktit personal (telefon, video konferencë, udhëtim nëse është e nevojshme).
Filozofia jonë: Qasje në Drejtësi për të gjithë! Emilia = një partnere që siguron mirëqenien tuaj ligjore në jetën e përditshme.
Albinfo.ch: Kush është Ilir Muji?
Muji: Është i lindur në Kosovë dhe i rritur në Gjenevë, ku ka përfunduar studimet e drejtësisë. I pasionuar pas këshillimit ligjor dhe botës së sigurimeve, sot ka më shumë se 12 vjet përvojë si këshilltar ligjor për bizneset dhe individët. Aktiviteti i tij profesional ia ka mundësuar të njihet me pasurinë e kulturave dhe metodave të ndryshme të punës në Zvicër, pasi ka pasur fatin të punojë në Gjenevë, Lozanë, Martigny, Bernë, Cyrih ku dhe jeton dhe në Zug.
Tek Emilia, roli i tij është zhvillimi i partneriteteve në Romandie dhe Ticino. Në të njëjtën kohë ai kujdeset për mbikëqyrjën e cilësisë së trajtimit të çështjeve ligjore për të gjithë Zvicrën.
Albinfo.ch: Çfarë do të thotë të jesh agjent sigurimi?
Muji: Do të thotë të dish të dëgjosh nevojat specifike të klientëve. Do të thotë të dish t’i ofrosh klientit mbulimin më të mirë të sigurimit. Do të thotë gjithashtu të dish të parashikosh situata komplekse dhe të bësh ndryshime në zgjidhjet e propozuara në kohën e duhur. Pastaj do të thotë të dish të mbash një marrëdhënie besimi dhe një partneritet afatgjatë, gjë që nënkupton transparencë, ndershmëri dhe punë kompetente dhe të detajuar.
Albinfo.ch: Bizneset shqiptare në Zvicër, në çfarë mase janë të siguruara?
Muji: Për sa kohë që një kompani shqiptare ka selinë e saj në Zvicër, ajo mund të përfitojë nga shërbimet tona, edhe nëse has në mosmarrëveshje jashtë vendit.
Konsultohu falas për nevojat e tuaja për sigurim mbrojtjeje ligjore. Ilir Muji qëndron në dispozicionin tuaj edhe në gjuhën shqipe : https://www.emilia.ch/
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriIlir Muji
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Ekspert i Sigurimeve Juridike
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?