Maqedonia
Emigrimi i kushton Maqedonisë humbje deri në 333 milionë euro
Maqedonia me humbje bruto vjetore prej rreth 333 milionë euro, ose 3.1 për qind të BPV-së për vitin 2018
Sipas një hulumtimi, emigrimi i ka kushtuar Maqedonisë një humbje bruto vjetore prej rreth 333 milionë, euro ose 3.1 për qind të BPV-së për vitin 2018.
Hulumtimi është bërë nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” dhe “Instituti për Zhvillim dhe Inovacione” mbi koston e emigracionit të të rinjve, ku tregon se çdo person i aftë që ka dalë nga vendi i solli humbje të mundshme rreth 15.850 euro të BPV-së së vendit.
Emigrimi i kushton gjithashtu vendit në fushën e arsimit. Thuhet se përveç që largohen nga vendi një kuadër i kualifikuar, hulumtimet thonë se prej 502 milionë euro të investuara në arsim në vitin 2018, të arsimuarit, të cilët largohen, kanë harxhuar midis 116 milionë dhe 433 milionë euro në varësi të nivelit të arsimit, transmeton telegrafmacedonia.
Vetëm një shembull: arsimimi i një mjeku i ka kushtuar mesatarisht vendit rreth 48.000 euro.
Përveç efekteve negative, ata emigrantët vetëm në vitin 2018, kanë sjellë me vete rreth dy për qind të BPV-së, ose rreth 200 milionë euro në dërgesa.
Po ashtu emigrim më shumë ka pasur në vitin 2015, rreth 32.000, ndërsa në vitin 2016 numri është ulur për 30 për qind. Mesatarja e emigrimit nga Maqedonia në vendet e OECD-së është 23.000 persona në vit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun