Lajme
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal
Jeton Xhepa nga Dibra pas shumë vitesh në emigracion prej 3 vitesh ka hapur resortin e tij në vendlindje.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale modelin e suksesshëm të Jeton Xhepës.
“Jetoni nga Dibra, pas viteve të gjata në emigrim, është rikthyer në vendlindje, duke hapur resort në Peshkopi, një vend që mishëron ëndrrën e tij për të kontribuar në zhvillimin e turizmit lokal”, shkruan Rama.
Në videon e publikuar nga Rama, Xhepa tha se “kam ikur në vitin 2000 në Itali si punëtor pastaj krijova një skuadër pune. Mendjen e kam pasur gjithmonë të kthehem në vendlindje. Më merrte malli gjithmonë për familjen. Prisja kur të kthehem të jem pranë familjes sime”.
“Ka 3 vjet që kam hapur biznesin tim. Sot jam shumë i kënaqur dhe nuk dua të iki më nga vendi im. Shqipëria po zhvillohet, kam besim se do të eci përpara dhe jam i kënaqur që jam kthyer nga Italia”, tha Xhepa.
Ai u shpreh se “ndërtimin e rrugës së Arbrit kemi rezervime edhe për hotelin dhe për restorin çdo ditë dhe në fundjavë”.
Xhepa fton shqiptarët në Itali të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre.
Transformimi i zonave rurale në peizazhe tërheqëse, ka nxitur krijimin e agroturizmit, si një model i ri i zhvillimit rural në Shqipëri ndërsa politikat nxitëse synojnë kthimin e emigrantëve në atdhe, për të investuar në pronat e familjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













