Bota

Emigranti 3 vjeçar gjendet i vetmuar në kufirin SHBA- Meksikë

Një djalë emigrant trevjeçar u gjet duke qarë ndërsa ai humbi vetëm në një fushë misri të Teksasit pranë kufirit SHBA-Meksikë.

Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA zbuluan djalin në Luginën e Rio Grande pranë Broënsville, Texas të martën në mëngjes.

Emri i tij dhe numri i telefonit i kishte pasur të shkruar në këpucët e tij, thanë zyrtarët, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.

“Ne besojmë se djali ishte me një grup më të madh që vrapuan kur hasën agjentë”, thotë një deklaratë nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA (CBP).

Ai u dërgua në stacionin kufitar Fort Broën, ku ai u mbikqyr nga agjentët ndërsa u bënë përpjekje për të gjetur familjen e tij.

Agjentët e kufirit thonë se nuk ishin në gjendje të gjejnë të afërmit e tij dhe ai “nuk flet mjaftueshëm” për t’u treguar atyre se kush janë ata.

Ai është dërguar në një qendër në Teksas, ku ai mbetet nën kujdesin e punëtorëve të fëmijëve.

Në një deklaratë, CBP tha për BBC se djali ishte “i braktisur nga kontrabandistët”, të cilët “hynë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”.

Kontrabandistët sipas policisë kur hasën në agjentët kanë ikur duke lënë fëmijën 3 vjeçar në fushën e misrit.

“Agjentët kërkuan asistencën e një ekipi K-9 të Patrullës Kufitare në një përpjekje për të kërkuar në terren dhe, në proces, ata gjetën një fëmijë i cili ishte vetëm dhe duke qarë,” thotë deklarata.