Integrimi
Emigrantët e kualifikuar nuk vijnë në Gjermani
Specialistët janë shumë të kërkuar në Gjermani. Por, shumë pak emigrantë të kualifikuar i janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve gjermane
Për kryetarin e partisë Unioni Kristiansocial, CSU, Horst Seehofer, problemet në hekurudhat gjermane, (Deustche Bahn), në Mainz për arsye personeli janë vetëm një fazë paraprake e një problemi thelbësor, para të cilit gjendet Gjermania.”Në polici, profesionet e kujdestarisë, në ushtri, apo te zjarrfikësit profesionistë.
Për shkak të rënies së natalitetit do të ketë një konkurrencë të ashpër për të rinj të kualifikuar”, tha kryeministri i Bavarisë në gazetën “Welt am Sonntag”. Meqenëse Gjermania ka shumë pak të rinj, duhet të tërheqim më shumë emigrantë nga vendet e tjera evropiane.
Edhe CDU dhe FDP, partnerët në koalicionin qeverisës, e vlerësojnë rëndësinë e specialistëve të huaj për shkak të ndryshimit demografik.
E ngarkuara e qeverisë gjermane për çështjet e emigracionit, Maria Bëhmer (CDU), e konsideron të nevojshme që të kërkohen më shumë sesa më parë emigrantë edhe jashtë Evropës.
“Ne duhet të kalojmë në ofensivë”, tha ministrja e Shtetit pranë zyrës së kancelares për gazetën “Die Welt”.
Edhe pse Gjermania vitet e fundit i ka ulur pengesat për hyrjen e migrantëve të kualifikuar, në Azi dhe në rajone të tjera të botës ekziston ende imazhi për Gjermaninë si një vend me qëndrim restriktiv.
Prandaj dhomat e tregtisë së jashtme, konsullatat, Instituti Goethe dhe Agjencia Federale gjermane e Punësimit duhet të forcojnë përpjekjet për të tërhequr specialistë të huaj.
Në fakt, Gjermania përfiton shumë nga ardhja e fuqisë së specializuar të punës nga Spanja dhe Italia, thotë eksperti i tregut të punës të partisë liberale FDP, Johannes Vogel, transmeton DW.
Por, thuajse të gjitha shtetet e BE-së kanë probleme të ngjashme demografike si Gjermania.
“Për këtë arsye migrimi evropian nuk do të mjaftojë për të zbutur mungesën e specialistëve”, thotë Vogel.
Për të përfituar kokat më të zgjuara në konkurrencën ndërkombëtare Gjermania duhet të aplikojë sistemin e pikëve, sipas shembullit të vendeve si Kanadaja dhe Australia.
Në Gjermani aplikantëve nga vendet e treta u duhet zakonisht një ofertë konkrete punësimi.
Ndërsa vendet klasike të emigrimit lejojnë të hyjnë të gjithë ata persona që arrijnë pikë të mjaftueshme në kriteret kryesore, në kualifikim, aftësi gjuhësore dhe moshë.
Blue Card e futur para një viti përbën, sipas mendimit të Vogel, “një hap në drejtimin e duhur, që në vitet e ardhshme do të ndiqet nga të tjerë”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër