Integrimi
Emigrantët dërgojnë 414 miliardë dollarë në vendet e tyre
Më së shumti para nga mërgimtarët e vet ka marrë India, 70 miliardë dollarë. Në disa vende, remitencat përbëjnë 30 deri 50 për qind të brutoproduktit
Vazhdimisht vjen duke u rritur numri i migrantëve që punojnë jashtë vendit dhe dërgojnë para në shtëpitë e tyre në vendlindje. Sipas një llogarie të bërë nga Banka Botërore, gjatë këtij viti në këtë mënyrë janë derdhur 414 miliardë dollarë në vendet në zhvillim, që është 6 për qind më shumë se në vitin e kaluar.
Më së shumti para nga mërgimtarët e vet ka marrë India, gjithsej 70 miliardë dollarë. Pas saj për nga shuma e lartë e remitencave vijnë në radhë Filopinet, Meksika, Nigeria dhe Egjipti. Në disa vende të botës madje, si në Taxhikistan, Kirgistan, Nepal etj.,paratë nga dërgesat e emigrantëve përbëjnë 30 deri 50 për qind të brutoproduktit të vendit, thuhet në raportin që Banka Botërore e ka publikuar në kuadër të mbajtjes së asamblesë së përgjithshme të OKB-së.
OKB bën të ditur se aktualisht në botë llogaritet të jenë rreth 230 milionë emigrantë, që është pothuaj për një të katërtën më shumë se para dhjetë vitesh., shkruan srf.ch
Nisur nga rritja në vazhdimësi e numrit të punëtorëve jashtë vendit, në tri vitet e ardhshme pritet që shuma e përgjithshme e remitencave të tyre të kalojë shifrën prej mbi 500 miliardë dollarëve.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim