Lajme
Emigracioni rrit popullsinë në Britani
Popullsia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit me një rekord 1% nga mesi i vitit 2022 deri në mesin e 2023, i nxitur kryesisht nga emigracioni, ndërsa vdekjet tejkaluan lindjet për herë të parë në gati 50 vjet, sipas statistikave zyrtare të publikuara këtë të martë.
Vendi kishte 68.26 milionë banorë, sipas një vlerësimi të përkohshëm nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) për periudhën korrik 2022-qershor 2023, pra 662,440 më shumë në një vit.
Kjo është rritja më e madhe vjetore që kur ONS filloi mbledhjen e këtyre të dhënave në vitin 1971.
“Migrimi ndërkombëtar neto ishte kontribuesi kryesor në rritjen e popullsisë për të gjitha vendet e MB (Angli, Uells, Skoci, Irlandë Veriore)”, sqaron më tej zyra.
Mbi 1.18 milionë të huaj erdhën për t’u vendosur në vend gjatë kësaj periudhe, ndërsa 508.300 u larguan, duke e çuar migracionin neto në 677.300.
Në të njëjtën kohë, vendi regjistroi 16,300 vdekje më shumë se lindje në të njëjtën periudhë, për herë të parë që nga viti 1976, duke përjashtuar vitin 2020 që u shënua nga pandemia Covid-19. U regjistruan 664.400 lindje kundrejt 680.700 vdekjeve.
Çështja është e ndjeshme në Mbretërinë e Bashkuar pasi qeveritë e njëpasnjëshme pas Brexit kanë premtuar të reduktojnë nivelet e imigracionit, duke përfshirë qeverinë aktuale laburiste. Vendi përjetoi trazira shumë-ditore kundër emigrantëve këtë verë.
Ndërsa qytetarët e Bashkimit Evropian përbënin pjesën më të madhe të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar deri në Brexit dhe përfundimin e lëvizjes së lirë në vitin 2021, emigrantët tani vijnë në 85% nga vendet jashtë BE-së.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra