Bota
Emetimi i CO2, rritje për herë të parë në katër vjet
Shkencëtarët kishin paraparë që deri në vitin 2020 të arrihej një pikë kulmore e CO2 dhe të limitohej ngrohja globale e rrezikshme
Emetimi i dyoksidit të karbonit (CO2) në vitin 2017 parashihet të rritet për herë të parë në katër vjet.
Rritja më e madhe pritet të bëhet për shkak të përdorimit të madh të qymyrit në Kinë.
Hulumtuesit janë të pasigurt nëse rritja e emetimit të karbonit do të sjellë periudhë të re në Tokë, shkruan BBC.
Shkencëtarët kishin paraparë që deri në vitin 2020 të arrihej një pikë kulmore e CO2 dhe të limitohej ngrohja globale e rrezikshme, transmeton Albinfo.ch.
Projekti “Global Carbon” ka analizuar të dhënat dhe rritjen e emetimeve të CO2 që nga viti 2006. Ai ka gjetur rritje prej 3 për qind në vit në këtë periudhë, por rritja u ngadalësua mes viteve 2014 dhe 2016. Numrat e fundit tregojnë se në vitin 2017 ka pasur rritje prej 2 për qind.
“Emetimet e CO2 në botë duket se po rriten edhe njëherë fuqishëm pas periudhës stabile trevjeçare. Kjo është shumë zhgënjyese”, ka thënë Corinne Le Quere nga Universiteti i East Anglia. “Në botë nga aktivitetet njerëzore në vitin 2017 u lëshuan 41 miliardë tonë CO2. Koha nuk po lejon zhvillimin e aftësive tona për të mbajtur ngrohjen globale nën kontroll”.
Kina konsiderohet elementi kryesor për këtë problem. Sipas të dhënave ajo është përgjegjëse për 28 për qind të CO2 të lëshuar në botë.
Ndërsa në Evropë, pati rënie më pak se që pritej, duke rënë për 0.2 për qind në krahasim me më shumë se 2.2 për qind të dhjetë vjetëve të fundit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik