Lajme
Ëmbëlsira falas në Bernë për t`i motivuar njerëzit të vaksinohen
Po aty mund të bëhet edhe vaksinimi në mënyrë spontane në një kamion vaksinimi, njofton BAG
Për ta bërë më të popullarizuar fushatën e vaksinimit, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) do të shërbejë tortë të hënën në Bundesplatz të Bernës. Po aty mund të bëhet edhe vaksinimi në mënyrë spontane në një kamion vaksinimi, raporton sda.
Me këtë ofertë, BAG synon të rrisë gatishmërinë e vaksinimit
Fushata e vaksinimit po bën përparim të mirë, ka shkruar BAG të dielën në Twitter, transmeton albinfo.ch. Dy në tre të rritur të moshës mbi 16 vjeçare kanë marrë të paktën një vaksinë: “Ne do ta festojmë këtë dhe do të shërbejmë tortë në Bundesplatz nesër (e hënë) në orën 13.30 pasdite” thuhet në njoftim.
BAG, lidhur me sasinë e ëmbëlsirave që ofrohen, shkruan: “do të ofrohet aq sa do të ketë”.
Ata që duan të vaksinohen për herë të parë, mund ta bëjnë këtë spontanisht në kamionin e vaksinimit.
Infeksionet nga Corona po rriten përsëri, por “vaksinat tona mbrojnë mirë”, ka shkruar Ministri i Shëndetësisë Alain Berset, transmeton albinfo.ch. Vaksinimet po sigurojnë gjithashtu mbrojtje të mirë edhe kundër variantit Delta i cili përhapet më shpejtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












