Kuriozitete
Embargo ndaj gazit rus shtyn kompanitë automobilistike të fokusohen tek automjetet elektrike
Audi do të ndalojë shitjen e automjeteve me motorë me djegie në vitin 2033. Shtëpia e tij mëmë, Volkswagen, do ta bëjë këtë në vitin 2035 në Europë dhe më vonë në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara,

Diskutimet rreth një embargoje të mundshme mbi gazin rus në dritën e pushtimit të Ukrainës nga Moska kanë rritur presionin te kompanitë dhe qeveritë për të zgjeruar investimet në energjitë e rinovueshme, me Mercedes-Benz (MBGn.DE) që premton investime të reja në energjinë e erës dhe atë diellore për të ndihmuar termocentralet e saj.
“Le të bëhemi të guximshëm si europianë dhe të marrim përgjegjësitë për të hequr dorë tërësisht nga karburantet fosile deri në vitin 2040, tha Markus Duessmann në një konferencë. -Ne duhet t’i përqendrojmë gjithë energjitë tek automjetet elektrike me bateri për lëvizjen individuale”.
Audi do të ndalojë shitjen e automjeteve me motorë me djegie në vitin 2033. Shtëpia e tij mëmë, Volkswagen, do ta bëjë këtë në vitin 2035 në Europë dhe më vonë në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, ka thënë ai.
Megjithatë, sipas Reuters, shtëpi të tjera automobilistike si BMW kanë paralajmëruar që të mos fokusohen ekskluzivisht në prodhimin e automjeteve elektrike shumë shpejt, ku kërkesa për motorë me djegie është ende e lartë.
Qeveria e koalicionit të Gjermanisë ka thënë se synon të ndalë qymyrin deri në vitin 2030 dhe të përmbushë të gjitha nevojat për energji elektrike, me furnizime nga burime të rinovueshme deri në vitin 2035.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër