Lajme

EMA shqyrton mundësinë e dozës së tretë kundër COVID-19

Agjencia Evropiane e Barnave ka deklaruar se po shqyrtohet nëse është e nevojshme doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19.

“Nuk dihet ende nëse është i domosdoshëm miratimi dhe aplikimi i një doze të tretë të vaksinës anti-COVID”, thotë agjencia.

Disa vende të botës, si në Francë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Izrael, ka filluar aplikimi i dozës së tretë, në një përpjekje për të luftuar jo vetëm COVID-19, por edhe variantin e ri Delta që po përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Agjencia ka thënë se nuk është përcaktuar ‘nëse’ dhe ‘kur’ do të jetë e nevojshme një dozë e tretë përforcuese. Momentalisht, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar se po analizon të dhënat në mënyrë që të bëjë rekomandimet e duhura.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje vendeve të pasura të heqin dorë nga administrimi i dozave të treta, në mënyrë që popullatat e pavaksinuara të imunizohen.