Lajme

EMA rekomandon miratimin e vaksinës së kompanisë Novavax

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka rekomanduar sot përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania me bazë në Shtetet e Bashkuara, Novavax.

Këtë vaksinë do të mund ta marrin personat mbi moshën 18-vjeçare.

Të dhënat nga dy studime të mëdha kanë treguar se vaksina është efikase rreth 90 për qind kundër këtij virusi, ka thënë Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA), ndonëse ende nuk dihet efekti i saj ndaj disa varianteve të koronavirusit, përfshirë atë Omicron.

Teknologjia që përdoret për Novavax është e ngjashme me teknologjinë e përdorur në vaksinat e hepatitit B dhe kollës së mirë me dekada – dhe nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ulëta.

Komisioni Evropian ka nënshkruar tashmë një kontratë me Novavax për blerjen paraprake të 200 milionë dozave të vaksinës së tij pasi të jetë miratuar nga EMA.

Indonezia dhe Filipinet kanë miratuar tashmë injektimet Novavax, ndërsa Japonia ka rënë dakord të blejë 150 milionë doza.

Novavax thotë se ka paraqitur për miratim edhe në Britani, Indi, Australi, Zelandë të Re, Kanada dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë./Euronews