Lajme

EMA jep verdiktin për vaksinën ‘J&J’: Përfitimet, më të mëdha se rreziku

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA, deklaroi të martën se kishte gjetur një lidhje të mundshme mes vaksinës “Johnson & Johnson” dhe mpiksjes së rrallë të gjakut te të rriturit që kishin marrë dozën në Shtetet e Bashkuara.

EMA nënvizoi se komiteti i saj i sigurisë kishte arritur në përfundimin se paralajmërimi për trombozën, që mund të verifikohet te rastet kur numri i pllakave të gjakut është i ulët, duhet të shtohet tek etiketa e vaksinës.

EMA zbuloi gjithashtu se të gjitha rastet ishin verifikuar te të rriturit nën 60 vjeç, shumica e të cilëve gra, brenda tre javësh nga vaksinimi.

Agjencia bëri të ditur se shumica e mpiksjeve kishin ndodhur në tru dhe në bark, njësoj si me vaksinën “AstraZeneca”, por theksoi se përfitimet prej saj janë më të mëdha se rreziku.