Kosova
Elsa Latifaj, imazh bukurie në Austri
Elsa Latifaj, modelja që po e ndjek ëndrrën e saj
Elsa Latifaj është vajza shqiptare shumë entuziaste, e bukur dhe modeste. Ajo po bën shumë “zhurmë” në Austri. Madje, po komentohet si vajza më delikate dhe karizmatike në elegancën e saj dhe stilin e veshjes.
Ajo është 18-vjeçare, e lindur dhe rritur në Baden të Austrisë, por me prejardhje nga Kosova. Elsa tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve si imazh bukurie në Austri dhe Gjermani.
Që në moshë të re ajo kishte pëlqime për fushën e modelizmit dhe tani për të është thjesht një pasion që e ushtron me shumë qejf dhe krahas kësaj, shkollimin nuk e ka lënë anash asnjëherë, duke punuar paralelisht.
Elsa është një fytyrë e re e modës, delikate, që në vete bart elegancë të plotë, fal pamjes së saj dhe stilit të veçantë të veshjes.
Jeta në Austri
Ani pse Elsa ka lindur, jeton dhe vepron në Austri, ajo është me origjinë nga Kosova. Ajo ndihet krenare me prindërit e saj, sepse pavarësisht jetës në mërgim, prindërit e saj i kanë kultivuar që në moshë të re kulturën dhe traditën shqiptare.
Hapat e parë të shkollimit i ka përfunduar po në vendin e lindjes (Baden), ndërkohë shkollimin e lartë praktik e ka përfunduar në Vjenë.
Sa i përket jetës dhe shoqërisë në Austri, ajo tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror dhe se ndjehet e barabartë me të gjithë, pa paragjykime.
“Meqenëse jam rritur në Austri dhe e kam mësuar kulturën austriake qysh në moshë të re, nuk e kam pasur të vështirë ambientimin me jetën, shoqërinë dhe kulturën austriake, pa mbetur anash edhe kultura shqiptare. Prindërit e mi më kanë mësuar traditën shqiptare, që mendoj se është shumë e rëndësishme, pasi të dy prindërit e mi janë nga Kosova”, tregon Elsa.
Që në moshë të re Elsa shprehu interesim për fushën e modelizmit, por e mbajti në vete si dëshirë, pasi që për të shkollimi ishte primar. Me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë fushë.
“Unë gjithmonë kam dashur të bëhem modele, por kisha filluar mësimet dhe fokusi ishte stërvitja ime në punën praktike, kështu që e harrova pak modelimin. Kur isha 16 vjeçe, nëna ime më tha që duhet të regjistrohesha në “Germany’s Next Topmodel” në Gjermani, por në fillim nuk e lejova, sepse e ndieja që nuk isha gati”, tregon tutje Elsa.
Elsa Latifaj, pjesë e “Germany’s Next Topmodel”
Elsa në moshën 18-vjeçare evuloi me pamjen e saj ekstravagante, duke e ndjekur modën me korrektësi, aq sa edhe u bë pjesë e disa projekteve televizive gjermane.
“Kur isha 18 vjeçe, nëna ime nuk hoqi dorë që unë të bëhem imazh bukurie dhe më detyroi të regjistrohesh në “Germany’s Next Topmodel”. Unë jam shumë mirënjohëse për këtë, sepse ajo është gjithmonë pas meje për qëllimet e mia dhe, në fakt, u pranova që në aplikimin e parë”, tregon Elsa për revistën Albinfo.at.
Duhet theksuar se organizimi ”Germany’s Next Topmodel” është event shumë i famshëm në Gjermani, që transmetohet zakonisht në televizionin gjerman “ProSieben” dhe është prodhim i modeles gjermane, Heidi Klum, e këtë vit të gjitha xhirimet u bënë në Los Angeles.
Elsa po ecën me hapa të sigurt në fushën e modelimit dhe po tregohet goxha e suksesshme në fushën e modelimit, në veçanti fotosesionet e saj janë me shumë shije dhe mjaft tërheqëse. Fotot e saj reflektojnë një karakter të fortë dhe mjaft seriozitet.
Ajo u komentua në “Germany’s Next Topmodel” si një nga fytyrat më të reja të modës, delikate, që në vete bart elegancë të plotë.
Duke qenë se çdo modele në plan të parë ka bukurinë dhe veshjen, Elsa shprehet se është e pasionuar në raport me të dyja këto, pasi që të veshurit bukur reflekton në çdo vend.
“Më pëlqen të jem para kamerës, të tërheq vëmendjen dhe të provoj gjithmonë diçka të re. Besoj se mund të bësh gjithçka nëse e vendos mendjen. Ëndrra ime është që një ditë të bëhem pjesë e “Victoria’s Secret”, përfundon ajo. /Albinfo.at
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim