Lajme

Elon Musk, zyrtarisht më i pasur se Mark Zuckerberg

Lajmi për rritjen e çmimit të aksioneve të Tesla-s në indeksin S&P 500 bëri që Elon Musk të ngritej edhe më lart në listën e njerëzve më të pasur në botë.

Që nga e marta, kur aksionet e prodhuesit të automobilave elektrikë u ngritën me 12%, pasuria e Musk u rrit me 11.8 miliardë dollarë për të arritur 114 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Ai tani ka kaluar themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg, për të marrë vendin e tretë në renditjen globale të pasurisë, njoftoi Bloomberg.

Tesla ka vlerën më të lartë të tregut nga çdo kompani makinash në botë – përpara Toyota, Volkswagen dhe General Motors – pavarësisht se bën vetëm një pjesë të numrit të automjeteve.