Lajme
Elon Musk dëshiron ta kthejë Bitcoin-in në një monedhë të gjelbër
Askush nuk ka pasur një ndikim më të lartë te vlera e Bitcoin se sa Elon Musk, por shqetësimet e tij mbi ndikimin që kriptovalutat mund të ushtrojnë mbi ambientin dhe rrjedhimisht mbi ndryshimet klimaterike, rrezikojnë të mbeten në vesh te shurdhët.
Drejtuesi i Tesla-s i mbushi arkat e kompanisë së tij dhe në të njëjtën kohë investojë në këtë monedhë një shumë marramendëse prej 1.2 miliard euro, të kthyer në kriptovalutë. Por ai mori një kthesë të fortë më herët gjatë muajit maj, kur tha se Tesla do të reshte së pranuari monedhën Bitcoin si mundësi pagese për blerjen e një makine, si pasojë e shqetësimit të rritjes galoponte të përdorimit të hidrokarbureve për procesin që njihet si “gërmimi i Bitcoin”, i cili është një proces thelbësor në operimin e kriptovalutave.
Vlera e Bitcoin menjëherë ra me rreth 5 %, që në pesë minutat e para të daljes së këtij lajmi dhe rënia ka qenë e vazhdueshme që atëherë.
Ditën e hënë, Musk vazhdojë të lobojë për shqetësimet e tij ambientaliste, duke mbajtur disa takime me “gërmues” të Bitcoin-it, në mënyrë që të diskutonte me ta rreth mënyrave për ta bërë kriptovalutën më të gjelbër ose më pak të dëmshme për ambientin.
Në një post në Twitter, Musk tha se gërmuesit e Bitcoin nga Amerika e Veriut ishin të angazhuar për të “publikuar planet për përdorimin e energjisë së qëndrueshme”, diçka të cilën ai e quajti “potencialisht premtuese”.
Çmimi i kriptovalutës kapërceu lart me 4 %, menjëherë pas postimit të këtij posti në Twitter, duke vazhduar ngjitjen deri të mërkurën kur arriti një shifër prej $40,000 dollarësh amerikanë.
Por ata që tashmë kanë bërë një përfitim goxha të majmë që prej ditëve të para të Bitcoin-it, si dhe entuziastët e kriptovalutave në përgjithësi, e kanë akuzuar Musk-un duke e quajtur “injorant ndaj metodave të gërmimit”.
Reagimet e ashpra kanë bërë të mundur edhe zhvillimin e një kriptovalute të re të quajtur “FuckElon”.
Nëse nuk është e prishur, përse ta ndreqim?
Ekspertët janë skeptik ndaj faktit nëse komentet e Musk-t mund të kenë ndonjë impakt të vërtetë pasi në këtë moment nuk ka asnjë stimul ose subvencionime financiare për gërmuesit ose investitorët në mënyrë që praktikat e tyre të bëhen me të ndërgjegjshme ndaj mbrojtës së ambientit.
Kam marrë një thes gjigant me mesazhe urryese nga tregtarët e kriptovalutave si dhe nga komuniteti i Bitcoin, sidomos në Twitter”, shprehet Dr. Larisa Yarovaya, Profesore në Southhampton University.
“Elon Musk-ut do t’i pëlqente që kjo të ndodhte, por nuk ka absolutisht asnjë stimul natyral brenda sistemit në mënyrë që kjo të fillojë të duket si diçka e arritshme”, tha për Euronews Alex de Vries, ekonomist dhe themelues i web-faqes Digiconomist.
“Gërmuesit nuk e kanë luksin t’ju interesojë për ambientin pasi ky është një treg tmerrësisht shumë konkurrues. Të gjithë këta gërmues janë duke garuar me njëri tjetrin për të përfituar të ardhura nga puna në “minierën” virtuale të Bitcoin, por faktori më i rëndësishëm në punën e tyre është pikërisht elektriciteti”.
De Vries thotë se panelet diellore gjithashtu nuk janë zgjidhja pasi është një burim energjie më i paekuilibruar në krahasim me hidrokarburet dhe mund të përdoret vetëm për gjysmë dite.
Por nuk është vetëm vënia në punë e makinerive të Bitcoin që po rrezikon dhe dëmton ambientin. Pajisjet e rënda gjithashtu nuk janë të qëndrueshme. Pajisja jashtëzakonisht e specializuar që përdoret për gërmimin e kriptovalutave ka një jetë-gjatësi prej vetëm 1 deri në 1 vit e gjysmë. Më pas ato hidhen pasi mund të përdoren vetëm për gërmim.
Sa i keq është në të vërtetë, gërmimi i Bitcoin për ambientin?
Shifrat më të fundit nga Bitcoinenergyconsumption.com tregojnë se emetimi vjetor- pra djegia e hidrokarbureve që kthehet në gazrat serë aq të dëmshëm për ambientin tonë – përafron mbi 57 milionë tonë CO2 në vit, një shifër kjo, që është e barabartë me emetimin vjetor të një shteti të vogël europian, si Norvegjia apo Ukraina.
Një transaksion i vetëm me Bitcoin është i barabartë me hedhjen ne plehra të 135 gram pajisjeve, që mund të përfaqësohen nga pesha e një iPhone 12 mini për çdo transaksion./euronews
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor