Lajme

Elon Mask ofrohet për të blerë Twitter-in për 41.39 miliardë dollarë

Elon Mask bën ofertë që të blejë platformën sociale Twitter për 41.39 miliardë dollarë (gati 38 miliardë euro).

“Kam investuar në Twitter, pasi besoj se ka potencial për të qenë platforma për fjalën e lirë në mbarë globin, dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një demokraci funksionale”, shkroi Masku në një letër dërguar kryetarit të Twitter-it, Bret Tejlor.

Pasi Masku bleu 9,2 për qind të aksioneve të Twitter-it, u mendua se ai do të bëhej pjesë e bordit drejtues, por miliarderi zgjodhi të mos jetë.

Që kur aksionet e tij në Twitter u bënë publike javën e kaluar, CEO i Tesla-s dhe SpaceX-it postoi në Twitter idetë e tij të reja për platformën./Euronews