Kultura
Elina shkon përtej klisheve të folklorit ballkanik
Elina mund të vjelë folklorin e gjallë me të dy duart e saj. Në këtë pikë, muzikantet teutonikë (gjermanë) mund vetëm ta kenë zili
Tradita dhe e tanishmja, xhazi dhe folklori fërkohen mes vete në muzikën që luan “Elina Duni Quartet”.
Këngëtarja e re shqiptare Elina Duni, ka sjellë nga Zvicra tre instrumentistë. Me Colin Vallon, Patrice Morert dhe Norbert Pfammatter ajo, nga folklori dhe vargjet e vendlindjes së saj, bashkë me fijet e xhazit end qilima elektrizues tingujsh.
Në juglindje, ku Evropa dhe orienti preken në një tension pothuaj erotizues, është e vështirë të mbahen nën fre shkarkimet eruptive politike. Dhe mbase pikërisht për këtë: nga ana artistike dhe muzikore, ky regjion është njëri ndër këndet më interesante të planetit.
Në këtë koncert shpërthejnë shkëndijimet në eter. Dhe jo vetëm për faktin se publiku mori një leksion muzikor se si duartrokitet nëntërrokëshi ballkanik (dy,dy,dy, tre). Elina mund të vjelë folklorin e gjallë me të dy duart e saj. Në këtë pikë, muzikantet teutonikë (gjermanë) mund vetëm ta kenë zili. Ajo melankoli dhe dhembje e ëmbël që mund ta takosh vetëm në qoshet e Evropës, ka bërë çerdhen e saj në këto këngë. Këto melodi i këndon ende gjyshi i saj 80 vjeçar, tregon Elina.
Dhe, përse në rrëfimet e moçme aq shpesh bëhet fjalë për bareshat? Elina mendon se baresha është prototipi i femrës së lirë, dhe për këtë arsye, me këto këngë, ajo përshëndet bareshat e sotme.
Një bareshë e xhazit është Elina Duni. Shpesh nuk mund ta dallosh se kur ajo e ka braktisur gjuhën e saj të butë dhe ka filluar të nxjerrë rrokje, thjesht sa për të improvizuar.
Në këtë mbrëmje rrjedhin pahetueshëm kalimet nga tradita në moderne, nga Evropa në orient, nga xhazi në folklor dhe një ngrohtësi e një sensualitet rri pezull në ajër, një ndjeshmëri nga e cila Gjermania mund të ndajë e të marrë për vete një fetë.
Kur nuk këndon dhe radhën e kanë instrumentistët, Elina vallëzon me sy të mbyllur. E shoqëron edhe muzika nga fqinjësia, si nga Kosova, Greqia dhe Bullgaria.Të zbutura në mënyrë misterioze, sikur me faculeta letre të vëna mbi bateri, na tingëllojnë të rënat e timpaneve. Është ky vetëm një shembull për atë se si bateristi me kaq ndjeshmëri i jep hapësirë zërit të solistes.
Kompliment i ngjashëm mund t`i bëhet edhe pianistit. Ai nuk lëshon asnjë ton të tepërt, ndërsa baza e basistit është e përsosur. Asnjëherë nuk abuzohet me klishetë e lira ballkanike. (all-in.de)
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch