Muzikë
Elina Duni, më 4 maj mban koncert në Vjenë
Koncerti do të mbahet me datën 04 maj 2022, ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 19:30 në Sargfabrik im Kulturhaus në Goldschlagstrasse 169, 1140 Wien.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elina Duni, përfundimisht do të mbajë koncert në Vjenë.
Nën organizimin e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, këngëtarja e muzikës “Jazz”, Elina Duni, së bashku me grupin: Rob Luft ft Fred Thomas do të përformojnë para publikut shqiptar dhe miqve austriakë e ndërkombëtarë këngët më të mira nga reportari i albumeve të saj.
Koncerti do të mbahet më 04 maj 2022, ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 19:30 në Sargfabrik im Kulturhaus në Goldschlagstrasse 169, 1140 Wien.
“Jemi shumë të lumtur që në bashkëpunim me Sargfabrik, gjetëm një datë të lirë për ta sjellë Elina Dunin në Vjenë. Si ne, ashtu edhe publiku me padurim po e presim ta shijojmë zërin dhe këngët e Elinës”, ka thënë për albinfo.at kryetarja e Këshillit Koordinues, Kaltrina Durmishi.
Një koncert i Elina Dunit ishte planifikuar të mbahej për festën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”, por për shkak të bllokimit dhe masave të pandemisë në Austri, u desh të anulohej vetëm pak ditë para se të mbahej koncerti.
“Siç e dini, në atë kohë nuk u anulua vetëm koncerti i Elinës, por të gjithë aktivitetet kulturore – artistike në Austri. Na erdhi shumë keq, sepse interesimi i artdashësve të muzikës së saj ishte shumë i madh, Por, megjithatë ne si “Këshill” nuk u ndalëm pa e mbajtur premtimin. Tani është mundësia. Prandaj sa më herët që rezervoni biletën, mundësia për të gjetur vende të lira është më e madhe”, shprehet kryetarja Durmishi.
Kujtojmë se Elina Duni është lindur në Tiranë, derisa më pas është shpërngulur në Zvicër, ku ka mahnitur me zërin e saj. Ajo ka publikuar disa albume, ndërsa ka mbajtur koncerte anembanë botës.
Duni vlerësohet për talentin dhe zërin e saj të veçantë dhe është renditur disa herë në krye të listave me këngëtarët më të mirë të muzikës “Jazz”. Këngëtarja njihet edhe për përpunimin e shumë këngëve të vjetra shqipe në albumet e saj, si: “Baresha”, “Lume lume”, “Matanë malit” “Muza e Zezë”, “Dallëndyshe”, “Partir” dhe “Lost Ships”.
Këngët e albumit të saj janë frymëzuar nga folklori shqiptar dhe mesdhetar, të cilat i ka përzier me mjeshtëri me baladat e përjetshme të xhazit, këngë franceze, melodi popullore amerikane…
Për rezervimin e biletave, ju lutemi, shkruani në e-mailin e Këshillit:
Partner medial edhe kësaj radhe është: albinfo.at
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë