E-Diaspora

Elina Duni, Kuarteti dhe rrëfimet e saj magjike

Një zë ekspresiv, një virtuoz në piano, tingujt mistikë në bas, dhe një baterist i mirë i skenës së xhazit zviceran. Korifejtë e skenës zvicerane të xhazit mrekulluan në Volkshaus të Cyrihut

  • Visar Kryeziu - Different Shows

  • Visar Kryeziu - Different Shows

  • Visar Kryeziu - Different Shows

  • Visar Kryeziu - Different Shows

  • Visar Kryeziu - Different Shows

  • Visar Kryeziu - Different Shows

  • Fatmir Haziri - Different Shows

  • Visar Kryeziu - Different Shows

  • Visar Kryeziu - Different Shows

  • Visar Kryeziu - Different Shows

  • Visar Kryeziu - Different Shows

  • Visar Kryeziu - Different Shows

“Dallëndyshe”, quhet albumi i fundit i këngëtares zvicerane-shqiptare Elina Duni, dhe kuartetit të saj. Një album që e bën zemrën e çdo dashnori te ndalojë. E bën të rrahë shpejt zemrën e çdo të dashuruari pas muzikës popullore shqiptare. Ajo interpreton këngët e atdheut te saj, në një mënyrë unike, moderne dhe poetike, pa kiç. Një fatmiresi kjo, që ofroi Elina Duni me kuartetin e saj, të shtunën mbrëma, për të gjithë ata që patën rastin të ishin aty.

Kur Elina Duni fillon te këndojë, me fjalën e parë, audienca e kupton se udhëtimi ka filluar. Një udhëtim, ëndërr nëpër hapësirat shqiptare të Ballkanit, nëpër periudha të ndryshme të saj, përmes rrëfimeve magjike. Në fillim, kuarteti e shpie audiencën, me “Çobankat”, në Shqipërinë e Jugut.

Para se Elina Duni të fillojë rrefimin për motivet e e këngës “Delja Rude”, se si një bareshë në veri të Shqipërisë mori udhëtim me qengjin e saj, si një justifikim për të takuar të dashurin e saj. Dhe pastaj me “Kur më del n’sokak”, që përshfaq një admirues të zjarrte i cili për të dashurën e tij thotë se “e do aq shumë, sa që do të donte ta hante”. Kështu ka thënë këngëtarja, para se të fillonte interpretimin e këngës tjetër, të vjetër 500 vjet, “Dallëndyshe”. Një këngë që rrëfen për mallin për shtëpinë, atdheun dhe kthimin, të cilit i kendojnë pa pushim arbëreshët.

Perderisa bateristi Norbert Pfammater, në mënyrë të magjishme, me ritmikën e tij, përpiqet ta nxjerr audiencën nga një gjendje transi, ku e kishte shpënë magjia e këngës “Dallendyshe”, e që u vërejt se nuk ishte aspak e lehtë, por që megjithatë, u shpërblye me duartrokitjet e publikut.

Variacionet artistike

Kënga “Bukuroshja e Lales”, e cila vje nga vendlindja e këngëtares Elina Duni, është një shpallje e dashurisë së një të riu, të dashurës së tij. Kjo këngë dashurie, më parë është kënduar nga Fitnete Rexha. Këtu u interpretua në versionin xhaz dhe doli si tepër e freskët dinamike dhe e harmonizuar. Gjithashtu, edhe kenga “Fëllënza”, u interpretua krejt ndryshe, e re dhe e harmonizuar. Në përgjithësi, albumi i ri nga Duni është mëse muzikal, fin dhe subtil, për dallim nga albumi i saj i parë.

Një dallim thelbësor nga dy albumet e para të kuartetit, përbën edhe përzgjedhja e këngëve. Perderisa tek këngët popullore, “Baresha” dhe “Lume Lume”, vërejme dallime të ndryshme prejardhjeje, si dhe dallime te ndryshme gjuhesore, ketu artistet perkufizohen dhe fokusohen te kënga shqipe, sikurse në albumin e tyre të dytë, “Matane Malit”.

Duni shpjegon në një intervistë për Albinfo.ch, se ky ndryshim ishte një proces i natyrshëm. Dhe se për kompaninë e njohur EMC, kanë punuar, enkas nje koncept të ri, e të fokusuar kryesisht në këngën shqipe. Prandaj, “Matane Malit”, ka këngë të perzgjedhura nga rajone të ndryshme, te cilat përfaqesojnë historinë e popullit shqiptar. Në të kundërt, temat e albumit “Dallëndyshe”, i kushtohen mërgimit, për shkak të aktualitetit, dhe temave te dashurisë.

Trasnsformimi i këngëve popullore ne xhaz modern, sipas artistes Duni, nuk është kritikuar asnjëhere. Në të vërtetë, skena muzikore është e stërmbushur, me një lloj turbofolk “kulturor” shqiptar, që në zhargon ndryshe quhet edhe tallava. Andaj, njerëzit janë të lumtur, me interpretimet e saja. “Ka”, thotë Duni, “një uri për intimtetin e këtij lloj tingulli poetik, e fryme muzikore.”

Sikurse edhe në koncertet e tjera të tyre, këngëtarja dhe muzikantë të shquar, interpretojne jo vetëm këngë nga albumi aktual, por edhe thesare të tjera nga repertori i tyre. Baresha, është kënga tjetër e radhes, e shkruar nga poeti Rifat Kukaj, interpretuar nga Nexhmije Pagarusha. E madhja Nexhmije, ështe e njohur nga tifozët, të cilët e ndjejne që në tingullin e parë përshfaqjen e saj. Tre instrumentistët të alternuar midis 7/8 dhe 9/8 bare. Ata kanë zhytur ritmikën e Ballkanit në qumështin e nënës së tyre, dhe kështu përfundojnë koncertin e tyre të mbrëmshëm me këtë perlë, për çka audienca i falënderoi me ovacione, në këmbë.

Audienca e mrekulluar

Vizitorët ishin të mrekulluar me atë çfarë u shfaq aty, për më shumë se një orë. Një grua duke u përpjekur të shpjegonte përshtypjet e saa, tha se ështe e mrekulluar, dhe se emocionalisht ndjehet pjese e gjithe asaj mrekullie, e asaj muzike magjike. Një pjesemarrës tjeter thotë se zëri i Elinës është fantastik, përderisa një i ri thotë se me Norbert Pfammater, më dukej sikur po lundroja në qiell. Pra edhe pjesa tjeter e publikut jo-shqiptar, si psh një grua e re nga India, apo një balerinë belge, kanë deklaruar se atyre me të vërtetë u pëlqeu muzika që perjetuan, dhe se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta ndjekin.

E tëra ishte organizuar nga Fatmir Haziri, themeluesi  i “Different Shows”, dhe për dallim nga koncertet e tjera të Elines, ku shumica e mysafireve ishin zviceranë, kesaj radhe, shumica e mysafirëve ishin shqiptarë,  dhe ky fakt e gëzon edhe Elina Dunin.

Për, një mbrëmje të suksesshme si kjo, u kujdes edhe 15 vjeçari Ron Macula Atiqi, nga Winterthuri. Nje kitarist i ri, një talent i jashtëzakonshem, i cili luajti në kitarë në mënyrë mbresëlënëse veprat e të madhit Paco de Lucía.

“Asnjë shenjë nervoziteti nuk e kisha”, deklaron pas koncertit, kitaristi i ri e karizmatik. Ai dëshiron të studiojë muzikën, dhe një ditë të bëhet kitarist i suksesshëm, te realizojë koncerte dhe të shkojnë në turne. Ndoshta, një ditë, nipi i kitaristit ëe njohur shqiptar Faton Macula, që jeton ne SHBA,  do të vendosë te interpretojë dhe prezantojë edhe hitet e muzikes shqiptare, që të na falë sa më shumë kënaqësi, sikurse Elina Duni me kuartetin e saj.