Kosova
Elina Duni, në festivalin zviceran “Label Suisse Festival”
Është bërë e ditur se këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elina Duni, së fundi bëri të ditur projektet e saj të ardhshme për muajin shtator, shkruan albinfo.ch.
Këngëtarja shqiptare me banim në Zvicër do të jetë e angazhuar me projektin “BEYOND”, një iniciativë bashkëpunimi mes këngëtarëve botërorë, ku ajo shërben si mentore.
Po ashtu ajo ka treguar edhe për koncertin e saj në Stamboll dhe po ashtu pjesëmarrjen në festivalin zviceran “Label Suisse Festival”, shkruan tutje albinfo.ch.
“Shtatori filloi me projektin “BEYOND” në Engadin madhështor, pastaj vazhdon më 10.09. me koncert në Stamboll me Kardestürküler 12.09. Abbatiale Bellelay dhe 20.09. Label Suisse Festival me Rob Luft”, ka bërë të ditur ajo.
Duhet theksuar se Elina Duni u specializua në rrymën “Jazz” pranë Universitetit të Arteve në Bernë të Zvicrës dhe që nga viti 2004 ajo luan së bashku me kuartetin nën emrin e saj. Stili i saj inovativ në rrymën “Jazz”, me një ndikim të madh nga muzika popullore shqiptare, u vlerësua me nominimin për çmimin Swiss Music Prize në vitin 2017. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun