Integrimi
Elena Avdija: Dua të shikoj prapa hijes së kinemasë
“Unë kam qenë kureshtare për botën e kinemasë, industrisë së filmit, por kureshtja ime ishte të shoh atë që nuk e shohim...”, thotë Elena Avdija, regjisore, e zgjedhur “Personalitet i Vitit 2022” nga Albinfo.ch
Elena Avdija është zgjedhur nga Albinfo.ch “Personalitet i Vitit 2022” për Kulturë/Film. Këtë vlerësim ajo e ka merituar, veç tjerash, me çmimin e parë për regjinë e filmit “Cascadeuses”, që e ka marrë në tetor të këtij viti në Festivalin e Filmit ZFF, në Cyrih. Në intervistën e realizuar me këtë rast, ajo flet për filmin e saj fitues, për raportet në botën e filmit, qasjen e saj ndaj filmit dokumentar, për gratë në rolet e dublerëve “Cascadeuses”, bashkëpunimin e dikurshëm me platformën Albinfo.ch etj.
Albinfo.ch: Përshëndetje Elena dhe faleminderit që pranuat ftesën për intervistë. Para pak javësh ju keni fituar çmimin për regji në festivalin e filmit të Cyrihut, ZFF. A mund të na thoni, për ata që nuk kanë pasur rast ta shohin filmin, për çfarë bëhet fjalë në këtë film dokumentar?
Elena Avdija: Filmi është një eksplorim me një botë, e cila duhet të jetë e padukshme, sepse magjia e kinemasë e ka një farë hije por prapa saj është edhe një hije tjetër më e thellë, e në atë hije gjenden disa gra, sepse është një industri e mbushur “Cascadeuses” (dublerë) meshkuj. Unë kam dashur të shkoj në atë hije të hijes dhe të shoh kush janë ato gra që jetojnë aty, që punojnë aty dhe pse e bëjnë ato këtë punë.
Albinfo.ch: Si ju ka lindur ideja për të realizuar film për këtë temë?
Elena Avdija: Fillimisht isha e fascinuar pas botës së kinemasë, kam qenë gjithmonë kureshtare dhe e kam ditur që është një botë që përbëhet kryesisht nga shumë meshkuj. Unë kam qenë kureshtare për botën e kinemasë, industrisë së filmit, por kureshtja ime ishte të shoh atë që nuk e shohim.
Albinfo.ch: A ka pasur ndonjë moment të veçantë për të nisur këtë rrugëtim, ndonjë rast konkret që të ka shtyrë të bësh këtë film?
Elena Avdija: Ka qenë projekti i fundit që e kam pasur për dokumentar në master dhe më është dashur të gjej një tematikë. Kemi qenë bashkë me një kolege që kishim për të punuar bashkë dhe pasi kemi parë një “action movie” kemi thënë se kush flet për këta artistë që bëjnë skena të rrezikshme? Askush. Në rregull, atëherë po e bëjmë këtë temë film.
Albinfo.ch: A mund të na thoni se çfarë fshihet prapa personazheve apo cila është porosia e këtij filmi?
Elena Avdija: Kjo është arsyeja pse kam vendosur ta bëj filmin. Kur kam nisur ta realizoj filmin, i kam njohur disa gra dhe i kam pyetur se çfarë role ju japin nëpër filma. Kur mendojmë për “Cascadeuses” të filmit, ne mendojmë për super hero, për vrasës, për njerëzit shumë të fortë, por e vërteta është që bota e kinemasë, bota imagjinare që ne e bëjmë përmes kinemasë, kur ka skena me dhunë, edhe kur ka femra në ato skena, zakonisht gratë “e marrin” atë dhunë e meshkujt “e japin”. Në këso raste, domethënë “Cascadeuses” hynë në skenë kur ka rrezik për aktorë. Në ato role që “Cascadeuses” vijnë në set janë për të mbuluar role të dhunës familjare, keqtrajtimeve seksuale e të tjera, sepse parapëlqehet të shihen femrat duke vuajtur, pra është një mbulesë me dhunë ndaj femrave.
Albinfo.ch: A mund të themi se tematika e filmit, përveç tjerash, është edhe një porosi politike?
Elena Avdija: Ideja për të bërë një film është kur filmi ka një porosi brenda vetes. Ky film dokumentar është një mesazh për të gjithë regjisorët, skenaristët, për të gjithë tinejxherët që dëshirojnë të bëjnë filma dhe në përgjithësi për të gjithë personat që merren me kinematografinë.
Albinfo.ch: Elena, si mund të krahasohet ky film me ata dy dokumentarët e tjerë që i ke pasur më herët. A mund të bësh një paralele?
Elena Avdija: Dy dokumentarët e parë që i kam bërë, i kam realizuar vetë. Dokumentari i parë që e kam bërë ka qenë: “Më mirë këtu apo atje“ dhe më ka ndihmuar shumë. Ai dokumentar ka marrë pjesë në shumë festivale, si në „Dokufest“, pra ka pasur një jetësim të filmit edhe pse filmi teknikisht nuk ka qenë aq profesional por e ka pasur një porosi dhe mua më ka dhënë shumë shpresë për të bërë filma të tjerë. Më ka ndihmuar shumë por edhe kam mësuar shumë nga ata dokumentarë.
Albinfo.ch: Cilët do të jenë hapat tuaj të karrierës filmike në të ardhmen. A mendoni se do të mundeni të vazhdoni për të prodhuar filma të zhanreve të tjera apo më shumë jeni e fokusuar te zhanri i filmit dokumentar?
Elena Avdija: Nganjëherë më duket që të realizosh një film dokumentar është më evështirë që të prodhosh ndonjë film të zhanrit tjetër. Për mua është kjo fushë më subtile, për atë kam qejf me punuar me filma dokumentar por ndoshta mundëm të bëj edhe filma të zhanreve tjera. Por, ka filma të cilët dashje apo padashje të detyrojnë të bësh film të zhanreve tjera, për shkak se janë disa storje që nuk mundësh të i bësh filma dokumentar sepse personazhet nuk mundën të flasin apo ka ndonje pengesë tjetër.
Albinfo.ch: Për fund, a mund të na tregoni pak për bashkëpunimin tuaj me albinfo.ch?
Elena Avdija: Për disa vite me radhë kam pas bashkëpunuar me albinfo.ch. Kur isha studente, unë përktheja tekste nga shqipja në gjuhën frënge dhe me pagesën që merrja nga albinfo.ch, unë paguaja banesën time, ajo ka qenë një ndihmë shumë e madhe për mua. Po ashtu aq sa mbaj mend, albinfo.ch më ka pas ndihmuar edhe financiarisht në filmin e parë dokumentar.
Rromir Imami
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë
-
Uber shënon rekorde të udhëtimeve në Zvicër në vitin 2024
-
Rritje e çmimeve për shtëpitë e dyta në Alpet zvicerane