Muzikë

Elbenita Kajtazi interpreton në “Opéra National de Bordeaux”

Sopranoja kosovare që po shkëlqen në skenat më prestigjioze operistike

Sopranoja shqiptare nga Kosova, Elbenita Kajtazi, e cila jeton në Gjermani, çdoherë e më shumë është duke u bërë pjesë e eventeve botërore, duke interpretuar në skenat më prestigjioze operistike, transmeton albinfo.ch.

Ajo së fundi ka njoftuar publikun për debutimin e saj në “Opéra National de Bordeaux” në Francë, në rolin e Violetës tek shfaqja operistike “La Traviata”.

Sopranoja shqiptare është tashmë anëtare e Ansamblit të Operës Shtetërore të Hamburgut, pas një karriere artistike si pjesë e programit Young Artists në Deutsche Oper Berlin dhe si anëtare e Aalto-Musiktheater në Essen, Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Ajo është vlerësuar me interpretimet e saj dhe është fituese së disa çmimeve “Grammy”, sopranos së ndjerë spanjolle, Montserrat Caballé dhe Anna Yuryevna Netrebkos, fituese e disa çmimeve, “Artistja e vitit” në vitin 2008 në “Classical Brit Awards” e këngëtarja me e mirë në vitin 2017 në “International Opera Awards”. /Albinfo.ch