Muzikë

Elbenita Kajtazi nesër do të debutojë në teatrin prestigjioz të Cyrihut

Elbenita Kajtazi do të performojë në shtëpinë operistike të Cyrihut

Pas një koncerti të mrekullueshëm mbrëmë në Tiranë sot, soprano me famë botërore, Elbenita Kajtazi, mori një telefonatë nga shtëpia operistike e Cyrihut për një shfaqje.

Elbenita nesër do të debutojë në këtë teatër prestigjioz, me rolin e Konteshës, nga opera Dasma e Figaros nga Mozart, shkruan albinfo.ch.

Kajtazi vazhdon angazhimet e saj artistike në skena të ndryshme evropiane, duke dëshmuar performancë të mrekullueshme. /Albinfo.ch