Kosova
Elbenita Kajtazi nderohet me një çmim nga Gjermania
Këngëtarja e njohur shqiptare e muzikës klasike Elbenita Kajtazi e cila jeton dhe vepron në Gjermani është nderuar edhe me një çmim nga fondacioni operistik i Hamburgut, njofton Albinfo.ch.
Asaj i është ndarë çmimi “Dr. Wilhelm Oberdörffer – Preis“, çmim ky i cili jepet për artistë të cilët kanë treguar suksese të mëdha gjatë sezoneve të fundit.
“Elbenita Kajtazi jo vetëm që ka një talent të veçantë, ajo është edhe një muzikante shumë e zgjuar. Vitet e fundit ajo hap pas hapi është rritur në rolet më kërkuese. Së fundmi, si Manon dhe Violetta, ajo ka dëshmuar se në një mbrëmje operistike mund të shkëlqejë dhe të zgjojë gjthë publikun në këmbë. Arti i saj i pasionuar, i dashur dhe në të njëjtën kohë shumë natyral, e bën atë një artiste që vlerësohet si nga kolegët, ashtu edhe nga publiku”, thuhet në certifikatën e pranuar nga Kajtazi, transmeton Albinfo.ch.
Këtë çmim artistja shqiptare e ndjen si privilegj të madh në rrugëtimin e saj prej këngëtareje.
“Është një privilegj dhe krenari e madhe për mua të vlerësohem kaq lart nga qyteti i Hamburgut. Për këto 8 vjet që jetoj dhe punoj në Gjermani kam pranuar vetëm përkrahje dhe vetëm dashni dhe shtytje përpara për zhvillimin e një rrugëtimi të mrekullueshëm operistik”, tha ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit