Kosova

Elbenita Kajtazi dhe Saimir Pirgu shkëlqejnë me performancën e tyre në skenën e Shtëpisë së Operës në Vjenë

Vjenë: Sopranoja Elbenita Kajtazi dhe tenori Saimir Pirgu

Sopranoja e suksesshme, Elbenita Kajtazi, mbrëmë u ngjit në skenën e Operës Shtetërore të Vjenës, ëndërr e kamotshme e sopranos që të prekë edhe këtë skenë shumë të rëndësishme për karrierën e saj, shkruan albinfo.ch.

Të dy artistët shqiptarë prezantuan para publikut austriak rolet Mimi dhe Rudolfo, nga opera La Boheme.

Ndërkohë, Saimir Pirgu ka shkruar se repriza e kësaj shfaqjeje do të bëhet më 31 tetor dhe më 2 nëntor. /Albinfo.ch