Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve Vetura ishte raportuar e vjedhur para 11-të vjetëve në Itali, lirohet kosovari pas intervistës nga organet...
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
-
Elbenita Kajtazi dhe Saimir Pirgu do të performojnë në Operën shtetërore në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Rreth 60 për qind e personelit të punësuar në spitalet universitare të Gjenevës vijnë nga Franca Spitali universitar i Gjenevës nuk dëshiron më punëtorë ndërkufitarë...
-
SBB ‘fsheh’ trenat e saj të aeroportit nga sytë e publikut
-
Shumica e zviceranëve kanë qëndrim negativ për BE-në
-
Përmirësohet perspektiva për eksportet zvicerane
-
Zvicër: Praktikat mbeten zgjedhja e preferuar për të rinjtë