Portrete të firmave
“El Burro”: Restoranti meksikan i dy vëllezërve shqiptarë, Manuel e Bernard Ramaj, në Wil të Zvicrës
“El Burro” është një restorant i vlerësuar në qytetin e Wil-it për kuzhinën e tij të shijshme meksikane. Dy kuzhinierët shqiptarë, Manuel dhe Bernard Ramaj, të cilët kanë përvojë mbi 25-vjeçare në gastronomi, me restorantin e tyre ofrojnë një eksperiencë autentike për klientët e tyre.
“El Burro” njihet për kuzhinën e tij meksikane dhe specialitetet e jashtëzakonshme të mishit. Pronarët Manuel dhe Brenard Ramaj kanë krijuar një lidhje të ngushtë me klientët e tyre nëpërmjet ushqimit të shkëlqyer dhe shërbimit profesional që ofrojnë, duke përmbushur pritshmërinë e kuzhinës që përfaqësojnë.
Siç dihet, kuzhina meksikane konsiderohet ndër më të famshmet dhe është e preferuar tek njerëzit e kulturave të ndryshme në mbarë botën. Kjo kuzhinë njihet për delikatesat në petë, me shumë djegës, përbërës të freskët e kombinime interesante, por edhe për variacionet e ndryshme të cilat i ofron. Menyja tradicionale siç është, tacos, tortillas, enchiladas kanë zanë vend në menytë e restorantit shumë të preferuar në Wil të Zvicrës me pronarë dy vëllezërit shqiptarë nga Stublla e Vitisë.
“El Burro” është projektuar për të qenë një vend takimesh për ahengje dhe festa familjare. Pronarët e restorantit jo vetëm që ofrojnë ushqime të mira dhe të njohura meksikane, por kanë krijuar një lidhje të ngushtë me klientët e tyre për vite me radhë. Historia e vëllezërve Ramaj: Historia e ardhjes në Zvicër e vëllezërve Ramaj është e ngjashme me shumë të tjerë. Ishte babai i tyre ai që kishte migruar në Zvicër duke punuar për vite në Zvicër, me dëshirën që një ditë të kthehej prapë në Kosovë. Meqenëse rrethanat ishin të tilla, siç tregon një një intervistë për albinfo.ch Maunel Ramaj ai bashkë me vëllain e tij dhe pjesëtarët e tjerë të familjes i ishin bashkuar babait të tyre në Zvicër në vitin 1995.
Si edhe për shumë shqiptarë të tjerë rrugëtimi i tyre drejt suksesit nuk ishte pa sfida. Dy vëllezërit Ramaj, kuzhinën dhe gastronominë e kishin më shumë se profesion. Për ta gastronomia ishte puna që e bënin me dashuri të madhe.
Në një bashkëbisedim për albinfo.ch Manueli dhe Bernardi thonë se veten e konsiderojnë ngjashëm me gastronomet amerikanë. “Ne mund të konsiderohemi si gastronomët amerikan, ngase biznesin e filluam nga asgjë për të arritur deri këtu ku jemi sot, kur kemi shumë suksese pas vetes” thotë Manuel Ramaj.
Karrierën e filluan duke punuar në një restorant me pronar zviceran, kuzhinieri i të cilit, siç tregon Manueli për albinfo.ch kishte sjellë përvojën e tij nga Meksika. Si për pronarin e tyre dikur edhe për vëllezërit Ramaj kishte filluar një dashuri dhe lidhje e veçantë me specialitetet e kuzhinës meksikane. Lidhja e tyre me shijet e ushqimeve meksikane bëri që Manueli dhe Bernardi të hapnin restorantin e tyre në vitin 2005 në qytetin e Wil-it me emrin “El Burro”.
Gatimet meksikane tek resturanti “El Burro” tash e 18 vite veçohen për shijen e veçantë, që dallojnë nga gatimet e tjera, falë përdorimit të shumtë të erëzave dhe shijes pikante.
Klientët e restorantit “El Burro” janë të shumtë. Këtu janë të mirëpritur të gjitha moshat dhe nacionalitetet. Restoranti “El Burro” është projektuar të jetë edhe vend takim për festa dhe ndeja familjare. El Burro për klientët e tij përveç ushqimeve me shumë shije, ofron një ambient të ngrohtë, me kapacitet prej 300 ulësesh, përfshirë tarracën dhe sallën e banketit me një hapësire prej 100 ulësesh duke ofruar kuzhinën internacionale e cila duke i bërë mysafirët që festat dhe data e shënuara t`i mbajnë gjatë në kujtesen e tyre.
El Burro
Bronschhoferstrasse 2
9500 Wil
+41(0) 71 914 75 00
Foto: Dionis Azizi
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve