Lajme
Von der Leyen rekomandon lejimin e më shumë udhëtarëve të huaj
Në afrim të pushimeve verore, Komisioni Evropian propozoi sot të lejojë hyrjen në BE për udhëtarët që vijnë nga vendet e treta që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinave anti-COVID-19 të autorizuara në nivelin Evropian.
“Ka ardhur koha të rinisim industrinë e turizmit dhe të rifillojmë miqësinë kufitare në mënyrë të sigurt. Ne propozojmë të mirëpresim përsëri vizitorë të vaksinuar dhe ata nga vendet me një gjendje të mirë shëndetësore. Por nëse shfaqen ndryshime, ne duhet të veprojmë shpejt. Ne propozojmë një mekanizëm të frenimit të urgjencës së BE”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në Twitter.
Nën kufizimet aktuale, njerëzit nga vetëm shtatë vende, duke përfshirë Australinë dhe Singaporin, lejohen të hyjnë në BE me pushime ose për arsye të tjera jo thelbësore, pavarësisht nëse janë vaksinuar, por i nënshtrohen testeve ose karantinës.
Sipas propozimeve të reja të Komisionit Evropian, të cilat kërkojnë miratimin e vendeve anëtare, do të lejohen të hyjnë shtetas të huaj që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe ata që mbërrijnë nga vendet me një “situatë të mirë epidemiologjike”, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh