Shkurt.ch
Ekstremistët e majtë kanë sulmuar më shpesh se ata të djathtë
255 akte dhune të motivuara nga ekstremizmi i majtë, ose 15 për qind më shumë se në vitin 2009 janë regjistruar vitin që shkoi
Gjatë vitit 2010 në Zvicër janë regjistruar më shumë akte dhune nga ekstremi i majtë se një vit më parë. Sipas Shërbimit të Sigurimit NDB, gjatë vitit të përmendur në Zvicër janë shënuar 255 akte dhune të motivuara nga ekstremizmi i majtë, (kryesisht shkaktim dëmesh materiale) që është për 15 për qind më shumë se në vitin 2009 dhe një numër rekord për vitet e fundit.
Në të njëjtën periudhë aktet e ushtrimit të dhunës së ekstremit të majtë ndaj personave ka qenë 109 raste, ose afër 30 më pak se në vitin 2009.
Ndërkaq, ekstremistët e djathtë gjatë vitit 2010 kanë ushtruar 55 akte dhune, ose 30 më pak se në vitin paraprak. 13 nga këto akte kanë qenë veprime të dhunës drejtuar kundër njerëzve, numër ky që është më i ulëti prej vitesh.
Ndërkaq me potencial të madh zhvillimi paraqitet cyber-kriminaliteti, gjegjësisht sulmet në sistemet informative. Sipas NDB-së sulmet e kësaj natyre kanë pasur një shtim të ndjeshëm vitin që shkoi dhe ekziston rreziku për përhapjen më të madhe të tyre.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun