Shkurt.ch

Ekstradohet i arratisuri shqiptar nga burgu

Policia e Shqipërisë e ka kapur Elshanin në mars por ai është ekstraduar autoriteteve zvicerane në muajin maj

Policia ka kapur në Shqipëri njërin nga të burgosurit e konsideruar si të dhunshëm, që kishin organizuar arratisjen nga burgu regjional i Willisaut në prill të vitit të kaluar. Është fjala për Teki Elshanin. Ndërkaq, i arratisuri tjetër Veton Kastrati vazhdon të mbetet në arrati dhe kundër tij është ngritur fletarrestim ndërkombëtar.

I arratisuri i tretë qe zënë nga policia në Lucern, dy ditë pas ikjes, njofton Bieler Tagblatt.

Policia e Shqipërisë e ka kapur Elshanin në mars por ai është ekstraduar autoriteteve zvicerane në muajin maj. Ai ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga policia e Lucernit, njofton prokuroria e Lucernit.