Kosova
Ekspozohen 138 vepra të Agim Ramadanit në Gjilan
Sot në galerinë e qytetit të Gjilanit janë ekspozuar 138 vepra të Agim Ramadanit, duke simbolizuar edhe numrin 138 që mbante brigada ushtarake e UÇK-së nën komandën e tij, transmeton albinfo.ch.
Kuratori i ekspozitës ka grumbulluar disa skica të Agimit, të cilat nuk kanë qenë të ekspozuara më herët dhe ka hulumtuar se si ai kishte ardhur deri te mënyra e realizimit të veprave të tij. Sipas disa materialeve të gjetura nga ana e kuratorit, asistuar për qasje edhe nga vetë familjarët e Agimit, kishte gjetur edhe mënyrën dhe stilin ebru. Stili ebru (“letra me re”, ose edhe “re dhe erë”) ose “marbling paper” (mermerimi i letrës) është art tradicional i krijimit të modeleve shumëngjyrëshe, duke i transferuar modelet në letër. Modelet janë rezultat i ngjyrës që qarkullon ose në ujë të thjeshtë ose në një tretësirë, dhe më pas transferohet me kujdes në një sipërfaqe përthithëse, si letra ose pëlhura.
Kur shikohen dhe perceptohen veprat e tilla, duken si mermer me ngjyrat valë-valë uji. Në këto vepra, mund të gjeni lule, gjethe, zbukurime, e të cilat shpesh përdoren edhe për dekorimin e lidhjes së librit dhe kaligrafi a bukurshkrim. Këto modele janë përdorur që nga kinezët, japonezët, persianët, afganët, uzbekët, anglezët e deri te turqit e njohur për stilin tradicional të artit, ebru. Agimi kishte punuar me maketa, shafura, pipsa, grafite dhe me laps i kishte tejtheksuar ato. Ai kishte punuar me shumë artistë, ndoshta edhe më profesionalë se ai dhe ishte ndikuar edhe nga ta, duke e përsosur edhe më tej artin e tij, pasi që nuk kishte ndjekur ndonjë rrugëtim akademik për art.
Në veprat e tij, Agimi kishte përdorur hënën, diellin, kafshët, kurse në shumicën e tyre, natyra ishte në qendër. Ka edhe vepra me motive dashurie, si përdorimi i emrit të gruas, Shukries; ka autoportret, portrete të shokëve, figura të femrave, por me theks të veçantë, i lidhur me natyrën. Veprat e Agimit mbajnë konceptin me emrin “Pa(për)kryer”, për të shfaqur dy botë dhe cilësime: pakryer dhe përkryer, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












